• |
ide | kryesore

Rama flet për Shqipërinë e Madhe në Kroaci duke akuzuar Beogradin

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Zagreb të Kroacisë, ku po mbahet Samiti i Kryeministrave të iniciativës së Europës Qendrore. Pas një takimi me homologun kroat, Andrej Plenković, Rama u pyet nga gazetarët për “Shqipërinë e madhe”. Kreu i qeverisë së Tiranës u përgjigj shkurt duke akuzuar Serbinë për nxitje të kësaj ideje.

“Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?” – e pyeti gazetari ndërsa Rama u përgjigj: “Për sa i përket Shqipërisë së madhe është një term që në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta evidente” – tha Rama që komentoi edhe përplasjen Serbi – Kosovë për taksat.

“Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare.

Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë” – tha Rama. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Perfundimisht kjo gazete eshte pro Serbise madhe dhe jo Shqiperise etnike.
    Turp per shtetin dhe popullin qe mbajne kriminele te tille!

    1. E ke harxhuar fishekun kot o kaçiatori i paemër i Ramës.
      Nuk shoh në asnjë rrjesht të këtij shkrimi “të kësaj gazete” që të deklarohet pro Serbisë.
      Po jep si lajm thjeshtë deklaratat e Ramës.
      Rama ashtu si edhe shumë gazetarë të majtë, luan me mjeshtëri me gjysëm të vërtetat për të fshehur gënjeshtrat.
      Mvaret nga niveli i intelektit të lexuesve që të kuptojnë se kush është më afër të së vërtetës/
      Një gjë është vërtetuar tashmë krejtësisht.
      Nuk ishte sistemi kapitalist perëndimor që përqafoi sistemin socialist lindor por e kundërta.
      Ishte perandoria komuniste së cilës i ranë deri në fund të këmbëve brekët, dhe ju dorëzua sistemit kapitalist demokratik perëndimor.
      Kush nuk e kupton këtë fakt e këtë realitet, do të thotë se nul është në rregull nga trutë, ose ka komplekset e fajit të krimeve të së kaluarës.

  2. Po ky qe jep keto deklarat, kujtoni se e ka me nje mend? JO, ore jo, kerko te terheqe vemendjen e politikes se brendeshme qe e ka bere corap nga te tera anet, po kerko te mbuloi falimentin, kerkon te mbuloi politikat e europes ne maredhenie mes shtetesh,sepse nese eshte atdhetar kaq sa duan , e do qe te shitet, ja ku jane rastet si me greqine, e serbine, qe ky u lepihet e na hiqet kaposh , por me pupula te rrjepura.Shqiperi do bashkohet, vetem kur te doje amerika dhe europa, e jo me tekat e nje psikopati qe ka marre me qafe popullin brenda teritorit shqiptar. Deshirat i kemi te gjithe, por pasionet, nuk duhet te na cojne ne ndasi.

  3. Nje fjale e urte popullore thote;ruajuni nga zjarri ,uji dhe budallai ,zjarri te djeg ,uji te mbyt,budallai te vret .Me fjalet e tij ”patriotike”ky psiko-skizo -budalla-do hape ndonje konflikt lufte se ketij populli dhe nje lufte i duhet

  4. ky flet per kosoven qe eshte ne krize psikologjike. nderkohe ne shqiperi nuk kane shpi dhe prone. kosovaret edhe sikur te ikin per 10 vjet jashte e dine qe pronen nuk ja trazon njeri. a te qifsha ropt ty dhe sorosit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu