• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City i pandalshëm: triumfon edhe ndaj Watford

Sport, Video



I pamundur në krye të klasifikimit të Premier League, Manchester e shtrin serinë e rezultateve pozitive në 15, pas fitores 1-2 në transfertë me Watford. E vendosi supremacinë pesë minuta nga fundi i pjesës së parë dhe pesë minuta pas rifillimit të lojës skuadra e Guardiolës, duke treguar që nuk është i shqetësuar nga kërcënimi për përjashtimin nga kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Citizens morën avantazhin me një gol të Leroy Sane në minutën e 40, gjë që e bëri të qetë skuadrën e Guardiolës për pjesën e dytë. Gjermani shënoi një gol unik, me gjoks, në krosimin nga e djathta, duke befasuar portierin e Watford.

Manchester City nuk e uli ritmin dhe shënoi edhe golin e dytë: këtë herë ishte sulmuesi tjetër anësor i skuadrës së Guardiolës që realizoi. Riyad Mahrez dyfishoi shifrat në minutën e 51, gol që rezultatoi me shumë rëndësi, duke qenë se Watford u fut në lojë, pesë minuta nga fundi.

Abdoulaye Doucoure ngushtoi diferencën, duke shënuar golin e 1-2 në minutën e 85, gjë që i dha vetëm pak minuta shpresë, por jo pikë skuadrës së tij përballë kryesuesve të kampionatit.

England – Premier League
AFC Bournemouth 2 – 1 Huddersfield Town
Brighton & Hove Albion 3 – 1 Crystal Palace
West Ham United 3 – 1 Cardiff City
Watford 1 – 2 Manchester City
5 dhjetor
20:45 Burnley ? – ? Liverpool
20:45 Everton ? – ? Newcastle United
20:45 Fulham ? – ? Leicester City
20:45 Wolverhampton Wanderers ? – ? Chelsea FC
21:00 Manchester United ? – ? Arsenal
21:00 Tottenham Hotspur ? – ? Southampton

RENDITJA
1 Manchester City 41
2 Liverpool 36
3 Chelsea FC 31
4 Arsenal 30
5 Tottenham Hotspur 30
6 AFC Bournemouth 23
7 Everton 22
8 Manchester United 22
9 Leicester City 21
10 Brighton & Hove Albion 21
11 Watford 20
12 West Ham United 18
13 Wolverhampton Wanderers 16
14 Newcastle United 12
15 Crystal Palace 12
16 Cardiff City 11
17 Huddersfield Town 10
18 Southampton 9
19 Burnley 9
20 Fulham 8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *