• |
ide | kryesore

Vjen përgjigjja e Gjermanisë për pasuritë e Adriatik Llallës në Bremen

Lajme, Të fundit



Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, nuk rezulton të ketë pasuri në Gjermani, ndërsa nga verifikimet në këtë shtet në emrin e tij rezultonte vetëm shtëpia e marrë me qira dhe pagesat për shkollat e fëmijëve.

Përgjigjja i ka ardhur Prokurorisë së Krimeve të Rënda pak javë më parë dhe i është bashkangjitur dosjes që po hetohet ndaj ish-kryeprokurorit. Sipas asaj që raporton Ora News ish-kryeprokurori ka jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë bashkë me familjen e tij.

Hetimet për të nisen pak muaj pasi dorëzoi detyrën, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan afro 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

Ish-kryeprokurori i shpëtoi procesit të vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara.



3 Comments

  1. Donin me e bo kok turku Llallën. Nderkohe Rilindja ka peshq sa te te dojë kokrra e ka.it.
    Lu peshkatari donte show me akuzat ndaj Tik Dhallës. Sepse Rama ska bythë me dorëzu asnji nga të vetët.
    Ku eshte ai Lu peshkatari mer amon. Na ka marrë malli për shqipen e tij te mrekullueshme
    Edhe për atë leshdredhurën Vlahutin malli po na djeg, kurvë e lodhur por Rilindasit e kan bo doren vrimë me atë .

    Tik Llalla je hajdut komplet. Kjo sdo të thotë që të të dënoje partia apo Lu peshkatari rekordmen për efekt të deshtimit të reformës së drejtësisë

  2. Denoje moter, dhe uroj mos jesh e vetmja, se rilindja mavi nuk guxon te nxjerr ze, se e ka gojen e zene nga milionat e eurove te pista te shtetit tuaj.

  3. Që drejtësia në Shqipëri u bë objekt i kritikave për korrupsion, dhe BE e SHBA e mbështetën Vetingun si një formë për pastrimin e juristëve të korruptuar, ky është një realitet por e ka një arsye.
    I vetmi kryeprokuror që vinte nga një shtresë e pasur dhe e persekutuar nga diktatura komuniste, ka qenë Adriatik Llalla kurse po ti marim pothuajse të gjithë kryeprokurorët e tjere, ka rezultuar se ata jo vetëm kanë mbështetur socialistët, por pasi janë larguar nga ajo detyre, janë aktivizuar hapur nga partia socialiste në forumet e saj.
    Rama veproi me djallëzi kur si kryeprokurore të “përkohëshme”, emëroi një juriste me prejardhje nga Veriu nga një familje e pa përzjerë me PPSH ashtu siç bëri edhe me ministrin e tretë të mbrendshëm.
    Faktikisht, si Arta Marku “e pa angazhuar politikisht”, edhe Aleksandër Lleshaj, i kanë shërbyer e i shërbejnë me besnikëri Ramës. Znj. Marku duket kjartë se zbaton çdo urdhër të Ramës. Lleshaj e deklaroi hapur publikisht se si “kërshilltar i sigurisë” i kryeministrit, e ka miratuar çdo veprim të Ramës, përfshirë këtu edhe kanabizimin e Shqipërisë e mbushjen e Kuvendit, bashkive e ministrive me njerëz me të kaluar kriminale.
    Sa i takon Llallës, kam përshtypjen se nën presionin e Lu-së e nën kërcënimin e botës së krimit, ai ndonëse kishte deklaruar publikisht se do ti hapte dosjet për ndëshkimin e peshqëve të mëdhej të korrupsionit në politikë, nuk e bëri këtë deri në përfundim të mandatit të tij.
    Sa i takon përfitimeve pasurore, kam dyshimin se atij i llogariten si “përfitime” pasuritë e trashëguara, pa përjashtuar edhe ndonjë veprim të dyshimtë ligjor që kam bindjen se nuk mund të gjesh ndonjë shqiptar që të mos ketë “mëkatuar”.
    Sidoqoftë, nga kërcënimet që i janë bërë atij e familjes apo nga mefshtësia e mungesa e kurajos, z. Llalla nuk arriti që të përmbushë premtimin e tij në publik, se do të godiste korrupsionin deri në majat e politikës.
    Por a mos pasuesja e tij , Marku, po vepron me vendosmëri për goditjen e korrupsionit e krimit ?
    Gjushi i Durrësit tashmë është bërë barcoletë me pohimet e tij publike të bashkëpunimit me bandën kriminale të Shijakut.
    Duhej të mjaftonin vetëm deklaratat e tij publike në televizion, që prokuroria shqiptare ta arrestonte ate.
    Mesa dij, është miratuar një ligj që cilitdo që i zbulohet se ka blerë apo ka shitur votën, ndëshkohet nga drejtësia.
    Për Gjushin o dëgjua një përgjim ku ai falenderonte mafien për ndihmën e votave e një tjetër ku ai do të shpërndante para për një familje në këmbim të votës.
    Me trashësinë e tij, Gjushi e pranoi vetë se kryetarllëkun në bashki e nënkupton si bashkëpunim edhe me grupet mafioze për të marë sa më shumë vota.
    Çfarë duhet të presë kryeprokurorja Marku për të arrestuar Gjushin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *