• |
ide | kryesore

Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

1, Ide



Edi Rama i është përgjigjur me një mendësi prej matrapazi, njërës prej protestave më xhenuine, më inteligjente dhe më të çiltër që prej kohës së armëve kimike. Si një tregtar vogëlsirash, ai ka ngritur pyetjen përpara taksapaguesve: A jeni të gatshëm ju të derdhni paratë për studentët që ngelin në klasë?

Në theb, ai, me këtë gjuhë ka folur për çdo protestë, duke kundërvënë qoftë “zaptuesit e trojeve” tek unaza e re, qoftë kuksianët që kundërshtonin traun në rrugën e kombit, me pjesën tjetër të shqiptarëve.

Alibia e tij ka qenë se askush prej tyre nuk mund të përfitojë nga shuma e parave me të cilën paguhen infermierët, mësuesit apo ushtarakët.

Në fakt, këta skrupuj për kursimin e të ardhurave tona, do të qenë normale për çdo kryeministër të virtytshëm mbi tokë, i cili e përfytyron detyrën me ankthin e atij që vigjëlon mbi pasurinë e përbashkët.

Në emër të këtij shqetësimi, edhe Edi Rama mund të merrte në dorë thuprën e financierit për të ndëshkuar ata studentë që protestonin sot, por që futen pa lexuar asnjë rresht në provime, duke u tallur me atë sistem dhe me ata pedagogë që paguhen me para publike.

Me të njëjtën të drejtë, ai, mund të fshikullonte zaptuesit e dikurshëm të tokave tek Unaza, që nuk do duhej të dëmshpërbleheshin me punën dhe djersën e atyre të tjerëve, që kanë luajtur gjithë jetën rolin e qytetarit të ndershëm.

Pra, po ta dëgjonte një njeri i zbritur nga një planet tjetër, pa dyshim që do i duartrokiste argumentat e kryeministrit tonë.

Por, këtu në Shqipëri, ekuacioni është pak si përmbys. Pasi pretendimi prej kursimtari të vyrtytshëm është vetëm një fabul e rreme.

Ai, që sot përbetohet për kontributet e taksapaguesve, është i njëjti që i derdh çdo vit miliona euro për analiza të pakryera, koncesionit të Check-up.

Eshtë i njëjti që dha 5 milionë euro tek privatët e inceneratorit të Fierit, ndërkohë që ata nuk kishin vënë ende një tullë mbi tokë.

Eshtë i njëjti që, siç do të vërtetohet shumë shpejt, po degdis me miliona euro në parajsat fiskale me kompanitë off shore që ka shpallur fituese tek Unaza e re.

Eshtë i njëjti që ka emëruar investitorë strategjikë, të përjashtuar nga taksat, milionerët më të mëdhenj të këtij vendi.

Eshtë i njëjti që po fal 200 milionë euro me biznesin e ndërtimit në truallin publik pas Teatrit Kombëtar.

E pra, mjaftojnë këta shembuj për të treguar se qëllimi i kryeministrit të të pasurve, nuk është të ruajë paratë tona të përbashkëta. Filozofia e tij është t’i bëjë oligarkët edhe më të kamur dhe të pambrojturit edhe më të shtypur. Prandaj ai nuk mendohet aspak t’u marrë edhe centimin e fundit studentëve, banorëve të Unazës së re, shoferëve të rrugës së kombit, ndërsa e zbras thesin bujarisht për përfituesit e koncesioneve, PPP-ve dhe tenderave që i zhvillon pa garë.   

Po të shikohet në këtë prizëm edhe protesta e studentëve, që duhet të paguajnë pasi ngelin në klasë, është po aq e drejtë sa edhe ajo e banorëve që kërkojnë dëmshpërblim megjithëse kanë ndërtuar pa leje.

Sepse ato i bashkon një fill i kuq. Ai i anëtarëve të një komuniteti që po trajtohet gjithnjë e më shumë si i dorës së dytë. Ai i qytetarëve, të cilëve u shtrëngohet përditë laku në fyt, për t’u rrëmbyer edhe qindarkën e fundit, që pastaj shkon në duart e dhjetë oligarkëve.

Në këtë kuptim, të gjitha këto minirevolta lokale, që po shpërthejnë në vatra të ndryshme, nuk janë asgjë tjetër veçse preludi i një lufte që po frymëzon Edi Rama: asaj mes të pasurve dhe të varfërve.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Pse me shume ngelin se kalojne klasen,nqs eshte keshtu ta mbyllin fare.Kurse “revolucionin e bejne te varferit,partia I meson ato” -thoshte shoku Enver.Jam dakort,po Lind komunizmi ?Po hajduti ka te drejte,Po I pasuri te behet prap I varfer,Po kurvat te behen te ndershme,poJanullatosi te behet Patriot shqiptar,Po ballistat do jene clirimtar nga paraja. Etj etj Bushat,ruaj bythen tende se Shkullak not se ha dreqi.

  2. Te pasurit do te pasurohen me tej,te varferit do te varferohen me poshte,ky eshte ligji ne kapitalizem.Nqs Bushati ka vendosur te beje lufte klasash te mendohet mire sepse me shume ka te varfer dhe gjysem te varfer se sa te pasur dhe extra te pasur.Nga ana tjeter kjo menyre trajtimi i problemit i jep kurajo vjedhjes,grabitjes,jo shkollimit .Qe Rama duhet hequr kjo eshte e qarte por me ngelesa ne klase dhe grabitesh trojesh nuk ecen dot asnje hap.,sepse nuk ka baze reale,eshte shume fryre .”revolucionin e bejne sklleverit,sepse ata s’kane asgje qe te humbasin,pervecse prangave”,a thua se do zbatohet ne shqiperi?Hiqeni Ramen ashtu sic duhet,mos i merrni gjerat qyl dhe fitoni.Hiqeni Ramen por mos vini shokun e tij Bashe se me keq do te shkoje.

  3. Rama ka marre huqet e miqve te tij,gangsterrave,qe hedhin mijera Euro te pista per hiç,
    per tallava,ne tavolina edhe me njerez te panjohur,vetem per te qene ne qender te vemendjes,
    per tu imponuar ti njohesh per”Zot”!Por kur viktima,te cilit ja ka vjedhur keto mijera Euro,
    i kerkon ti ktheje te pakten nje pjese te vogel nga pasuria e tij ,sepse nuk i ka mbetur asnje
    mjet per jetese, e vret!Keshtu eshte edhe Rama.Dhe ketij psikopati,qe shperdoron Leket e
    takspaguesve sikur te ishin te tijat,shqiptaret e kan zgjedhur Kryeminister!

  4. Kam studjuar vite jashte dhe nuk behej fjale qe shteti te rrise tarifa po max te te heqe bursen..Denimi per ata qe jane me provime te mbartura eshtr pagesa taksave dhe humbja e kohes..

  5. Me ne fund Zigurr Qarri na gezoi! Qenka gjalle! Falemnderit Zot! Andi eshte i varfer qe ndihmon te varferit apo i pasur qe mbron te varferit! Por ka dhe njerez qe jane “pasanike te varfer”! Ku e fut vehten Andi? Po Tosi? Po Ylli? Keta ish jane vene ne sherbim te kujt?

    1. Po ti vete ku e fut veten? Ne sherbim te kujt je? Pse nuk flet per temen, per taksat, per korrupsionin e pafund, per propaganden mbytese qe shurdhon cdo qytetar, per mashtrimet e perditshme dhe rrjepjen e paskrupullt qe na rrethon cdo dite. Por si dishepull i Mero Bazes, merresh me biografi dhe motivet qe paska njeri apo tjetri per te mbrojtur apo jo nje kauze! Cfaredolloj sarkazme apo batute bajate te shkruash, ti je dhe perfaqeson vetem kategorine e peshtire te “bythelepiresit profesionist”.

  6. Andiiii, shkruhet pedagog e jo peta byreku. Po shume jane te varfer, po ky i marri nuk e kupton se po i fryn kot zjarrit te fundit.

  7. Arroganca Rama dhe arroganca Macron…
    Nese do me pyeste dikush 1 jave apo 2 jave me pare nese Edi Rama mund ta humbi pushtetin, do ti pergjigjesha me shume gjasa jo. Por kan kaluar aq shum gjera keto kohet e fundit saqe “me shume gjasa jo” do ishte pergjigjia e fundit qe do jepia.

    Po perse “Arroganca Rama dhe arroganca Macron”? Edhe pse duket shum krahasim i larget çuditerisht nese i njeh mire qe te dy politikanet dhe sistemet politiko-mediatike, mund ti gjesh fare lehte krahasimet. Fatkeqesisht do me duhet te shkruaj pak gjat per kete teme

    Per me shume se 10 vjet jetoj ne France, ne fillim si student dhe me pas si i punesuar. Ndersa Shqiperia mbetet vendi im i origjines qe nuk i kam ndalur kurre kontaktet dhe lidhiet. Per ata qe se njohin Macron, presidenti i Frances eshte nje personazh qe erdhi me premtim ndryshim radikal, modernizim dhe nje model te ri te berit politik nje lloj Blairi pertej te majtes dhe te djathtes. Une me miqte e mij anti “neo-liberal” e dinim qe te gjitha keto ishin vetem politika imazhi dhe propagande komunikimi qe i hidhnin hi syve qytetareve te pa politizuar. Macron per ne nuk ishte gje tjeter veçese president i te pasurve i sponsorizuar dhe perkrahur nga mediat te cilat jan ne doren e 7 apo 8 miliardereve franceze, por qe per hir te se vertetes ai njekohesisht shprehej se vendi do te permiresohej pasi ndermarjet sipas tij jan mushkrit kombit qe krijojn aktivitet dhe se gjoja po te lehtesohej barra fiskale e tyre do ishin me atraktive do punesonin me shume e bla bla bla qe per dike me njohuri te pakta ekonomike e di qe nuk ndodh vertet keshtu. Duke qene te angazhuar ne manifestime sociale kundra reformes se kodit te punes “la lois de travaille 2″ qe Macron e nisi (jo ai direkt por duke qendruar ne prapavije) para se te behej president e dinim se Macroni si president do ti kalonte te gjitha reformat neoliberale ne menyre autoritare pa perfillur aktoret social me idene se ishte legjitim paçka se ne votime moren pjese 40 apo 45% e popullates. Duke e ditur qe edhe neoliberalizmi thelle thelle eshte nje sistem autoritar, nuk na habiti edhe aq kur ai vete e krahasoj rrolin e presidentit me ate te Jupiterit qe rrin mbi palet i kthjellet dhe merr vendimet e duhura per toksoret, nuk na habiti sepse njekohesisht vinte nga nje kulture qe perkrah mitin e meritokracise dhe te elitizmit. Dhe pikerisht ketu nis arroganca e Macron qe do na ndihmoj me vone te kuptojme pasojat e arrogances se Rames. Macron qe ne fillim te mandatit hoqi nje takse per me te pasurit ISF (Impot solidaire sur la fortune) dhe uli me 5 euro ndihmat qe marin familjet me te ardhura modeste. Ajo qe shum pak veta e din ne Shqiperi eshte menyra e tij e komunikim arrogante qe pasqyronte arrogancen e elitave apo e me te pasurve. Ja disa shprehje te tijat thene ne fjalime apo takime me qytetare:”Ne nje stacion treni kryqezohen shum lloj njerezish ato qe ia kan dalur ne jete dhe ato qe jane asgje”, “Mjaft u qajtet… nese ke nje pension te vogel eshte se nuk ke grumbulluar aq pike sa duhet per pensionin (drejtuar nje pensionisteje)”, “Danezet jan popull qe e duan ndryshimin ndersa francezet nje popull Galoua kokfort i ben rezistence”, “Nese kerkon vertet pune mjafton te kalosh rrugen dhe gjen sa te duash neper restorante apo bare (drejtuar nje te riu i cili ishte shkolluar si punonjes kopshti dhe qe nuk gjente pune prej 1 apo 2 vitesh)”, “kur nje nder badigardet e tij kishte abuzuar me postin nen mbrojtien dhe promovimin e Macronit ai u shpreh ne nje takim me deputetet e tij… Une jam pergjegjesi dhe vetem une dhe nese dikush ka ndonje gje le te vijn e te me kerkoj”. Kur gazetaret ne fillim te mandatit i kerkonin interviste ai ishte shprehur se “ato nuk mund ti kuptonin reformat e tij dhe s’ishte nevoja qe te komunikonte me to”, etj, etj. Me pak fjale Macron ne nje moment ku prej vitesh pakenaqesia ndaj politikaneve eshte ne rritje, levizjet e majta jan me teper te sensibilizuara ndaj politikave qe favorizojn pakicat e pasura, vjen me nje gjuhe arrogante (para dhe pasi zgjidhet president).

    Kuptohet çdokush mund te shohi nje fare lidhje ndermjet arrogances se Macron dhe Rames, por njekohesisht shumekush mund te thot: “Shembull interesant por jo i mjaftueshem”. Per te qene me bindes do me duhet te guxoj edhe me teper ne paralelen time dhe te them qe jo vetem jan te ngjashem por ajo qe konstaton Bejtia se si Rama vendos kundra te pasurit dhe te varferit, qytetaret dhe oligarket eshte e njejta gje qe ka bere Macron dhe qe po i shikon pasojat tani ka shume gjasa qe edhe Rama te pesoj te njejtin fat. Por si do te ndodh kjo? Paralelen nuk e bej ne menyre mekanike pa marrur parasysh ndryshimet ndermjet popujve, perkundrazi e bej duke analizuar mekanizmat dhe deliret e pushtetit. Ke Macroni kishte nje lloj arrogance dhe agresivitet ne aplikimin e reformave saqe shpesh kur i thoja miqve te mij, s’ka mundesi qe te vazhdoj keshtu, populli besoj do ta pengoj. Jo me thonin, ky eshte profili i tij. Apliko reformat shfrytezo “perçarjen” e shoqerise dhe dobesin e sindikatave, nese revoltat behen agresive dergo policine (policia franceze eshte nje nder me te dhunshmet ne perendim ne fakt). Njerzit s’kan ç’te bejne se nuk jan te perfaqesuar apo politizuar dhe sot jemi larg epokes ku sindikatat ishin te forta dhe mund te bllokonin gjith vendin me greve.

    Por ja qe çuditerisht ne me pak se nje muaj me pare nisi levizja e “Jelekeve te verdhe” (Les Gillets Jaunes). Lubonja tek te paekspozuarit ishte i pasakte kur tha se levizja ishte vetem sepse çmimi i naftes do rritej 3 cent. Po çmimi do rritej tre cent dhe aty nisi si te thuash, por kjo konsiderohej si pika e fundit qe permbysi kupen dhe vajti aty ku s’mbante me. Populli kishte kohe qe kishte grumbulluar pakenaqesira dhe ndjente se shteti po bente vetem per me te pasurit. Kishte kohe qe levizje te ndryshme te majta ngriheshin ne proteste per sa e sa reforma neoliberale. Dhe çfare ndodhi levizja jo qe pati sukses, por ndodhen disa fenomene te habitshme qe askujt nuk i’a priste mendia. Ne tre jave levizja e perbere nga qytetare te “papolitizuar” ne pjesen me te madhe adoptoj gjuhen e militanteve te majte radikal gje qe une me miqt e mi i kemi elaboruar dhe reflektuar keto teza prej vitesh. Nder shprehjet e protestuesve gjejme: “dhuna nuk vjen nga protestuesit, por nga shteti qe ushtron dhune ekonomike dhe padrejtesi”, “mediat s’jan gje tjeter veçse qent e rojes te te pasurve(les nouveaux chiens de gardes)”, “Rritie te pages minimale”, ” pa largimin e presidentit te te pasurve nuk ka zgjidhie”, “Rivendosien e takses mbi pasurine”, “Ekologjia nuk behet duke nisur taksat tek njerizit qe e perdorin makinen nga halli por duke taksuar ne fillim karburantet qe perdoren per luks”. Nje levizie aq e shpejte dhe e paperballueshme saqe jan jo te paket ata qe thone: DITET E MAKRONIT JAN TE NUMERUARA, ka shume mundesi qe populli ta detyroj te dorehiqet ose e pakta te shpalli zgjedhie te parakohshme gje qe do ta transformonte ne nje president thjesht titullar si te gjermanise apo italise dhe kryeministri i ri te varej nga maxhoranca e re nga e cila levizja e Macron ka rrezik te mbledhi me pak se 10% per te mos thene as 5%.

    Dikush mund te thote levizjen e till e ben populli Francez jo ai shqiptar. Po fatkeqesisht ka nje ndryshim midis dy vendeve, por mos harroni se ato qe u ngriten ne France befasuan edhe aktivistet e rregullt te “luftes sociale” ishin njeres pak te politizuar (e kam perdorur gabim termin te pa plitizuar ne fakt me sakt eshte “pak te politizuar”), por qe ashpersia, indiferenca dhe arroganca e makronit i politizoi per me pak se nje muaj dhe sot jan te zotet te mbajn diskurse krejt normale per te mbrojtur dhe kerkuar interesat e veta. Njekohesisht nuk dua te mbroj angazhimin tim ne protestat e meparshme ne France, por per hir te vertetes levizja “jeleket e verdhe” nuk erdhi si nje rrufe ne qiell te hapur kishte kohe qe vertiteshin re andej kendej. Macroni ishte antidoti qe i mblodhi me qendrimin dhe arrogancen e tij. Dhe qe te vijme ke Rama. Edhe ai ka kohe qe i mblidhen rrotull ret e stadiumit, rete e teatrit apo te parkut, rete e kuksit dhe te rrethrrotullimit, rete studenteve, etj. Nese doni ta dini kush mund ta pershpejtoj vertet renien e Rames çuditerisht nuk eshte as Basha as Kryemadhi. Eshte vete Fuga, keshilltari i tij i komunikimit, gjejini anen dhe thuajini Fuges te vazhdoj me keshillat ndaj Rames qe ta shtoj gjuhen e tij arrogante me kazanera e me xhezve se nuk do bej gje tjeter veçse do pershpejtoj fundin e tij. Do nxjerri ndonje takse apo leje ndertimi dhe brenda 2 javesh do ta shihni si do çmontohen ato llampat prej diskoteke te kryeministria.

  8. kush jane keta idiote dhe injorante qe fyejne kedo qe nuk mendon si ata! Kjo eshte PD si demokrate e heroit te demokracise Azem dhe udheheqesi legjendar enver -Sali! Cfare race e poshter jane keta demokrate!

  9. Që nga titulli i shkrimit, Bushati e shfaq mendësinë komuniste të luftës së të “varfërve kundër të pasurve”.
    Nuk e përzgjodhet ju majtistët shqiptare Edi Ramën si shefin tuaj, se ishte një përkrahës i të pasurve.
    E zgjodhët se ishte nipi i Spiro Kolekës e biri i Kristaq Ramës.
    Nuk është kapitalizmi demokratik, elita intelektuale e patriotike që ju bijtë e bllokut e shfarosët me sistemin diktatorial enverist, e keqja që i paska ardhur Shqipërisë.
    E keqja Shqipërisë i erdhi se ata lumpene, shtresa më e pagdhendur e shoqërisë shqiptare që erdhi në pushtet gjatë diktaturës, në kushtet e demokracisë liberale, në rrugë korruptive e deri kriminale na u bënë “kapitalistët” më të fuqishëm, me hajdutëri e me drogë.

  10. Gjeni ndonje rruge te shkurter. Ma mire nje fund i tmerrshem se nje tmerr pa fund.
    Kete thirrje jua bej 50 vjecareve e jo rinise qe ka jeten perpara
    Ne e kemi kullot livadhin, mos tju dhimbset jeta per te ardhmen e femijeve tane.
    A mundeni ta shikoni familjen tuaj dhe depresionin e femijve tuaj cdo dite ore apo minut. A mund te duroni jeten me zvarritje ne balten katovicare sorrosiane. Mos e beni kete se do vini ne ate pike ku do te kercenoni si nena e kacifasit, po qe nuk me asnje vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *