• |
ide | kryesore

BE: Rusia shpenzon 1,1 miliardë euro në vit për fake news

Planet

Rusia investon një buxhet të madh prej 1,1 miliardë eurosh në vit për të mbështetur dezinformimin dhe fabrika kundër lajmeve të rreme të Shën Petërburg punëson 1 000 persona me kohë të plotë për këtë gjë, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Andrus Ansip në paraqitjen e planit kundër lajmeve të rreme.

Komisioni Europian filloi sot një plan veprimi kundër dezinformimit në internet, gjashtë muaj para zgjedhjeve europiane, duke i bërë thirrje shteteve anëtare dhe aktorëve të internetit si Facebook që të mobilizohen përballë një kërcënimi, ku Rusia shfaqet si një burim kryesor, raporton ata.

Ekzekutivi europian njoftoi ngritjen e një sistemi alarmi të shpejtë mes institucioneve europiane dhe vendeve të BE-së për të ndarë të dhënat e tyre në kohë reale mbi fushata të mundshme dezinformimi, në kuadër të zgjedhjeve europiane që parashikohet në fund të majit 2019.

Nga ana e tyre, aktorët kryesorë të internetit si Facebook, Twitter dhe Google, që janë angazhuar duke nënshkruar në shtator një “kod të praktikave të mira”, u është kërkuar të japin llogari në raporte mujore mbi veprimet e tyre kundër dezinformimit në internet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu