• |
ide | kryesore

Berisha: Për ndarjen e Kosovës dëgjova për herë të parë në 1992

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer se kur ka dëgjuar për herë të parë idetë për ndarjen e Kosovës. Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7 të Kosovës tha se për herë të parë çështjen e ndarjes së Kosovës e ka dëgjuar në vitin “92.

“Nga fundi i vitit 1992, dhe në vazhdim shumë herë. Greqia asokohe drejtohej nga kryeministri Konstantinos Mitsotakis që ka pasur plan për ta copëtuar Kosovën. Plani për ndarjen e Kosovës është ringjallur sërish në 2005-ën” – tha Berisha sipas të cilit për copëtimin e Kosovës është folur atë vit në Selanik, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit, më pak se një muaj pasi ai ishte bërë kryeministër.

“Ishte një ofertë e Vuk Drashkoviçit”, – ka kujtuar Berisha, duke iu referuar shkrimtarit e politikanit serb. “Kam refuzuar në mënyrë kategorike. Thashë se nuk e pranoj një variant të tillë, sepse është variant i Serbisë së Madhe”, – ka theksuar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *