• |
ide | kryesore

Berisha sulmon Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun: Të dy argatë të Serbisë së Madhe

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cili e ka quajtur një “argat të Serbisë në Prishtinë”. Në intervistën dhënë për televizionin T7 të Kosovës, Berisha tha se Thaçi është duke ndjekur axhendën e Serbisë së Madhe me idenë e tij të ndarjes së Kosovës.

“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Thaçi ka qenë komandant i UÇK-së? Kjo ska rëndësi. Njerëzit gjykohen nga veprimet e tyre në vazhdimësi. Në këto momente ai është duke zbatuar pikë për pikë agjendën e Serbisë për ndarjen e Kosovës” – tha Berisha.

Por Berisha nuk la jashtë akuzave edhe gazetarin Baton Haxhiu të Klan Kosovës.

“Baton Haxhiu është kryesori në këtë proces. Ai e është duke ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës. Batoni është mbështetësi kryesor në krejt këtë proces. Tashmë Thaçi ka edhe mbështetje mediatike sepse Klan Prishtina (Klan Kosova) është kthyer si Tele Beogradi” – tha Berisha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Po ti mor i pa fytyre agjenden e kujt zbatove kur thyeve embargon kundra Serbise dhe e furnizove ate me nafte
    me te cilen u mbushen tanket per te vrare deri femijet e pafajshem te Kosoves!?
    Ti je aq kriminel i ftohte dhe i ndyre sa ke kurajon te akuzosh pikerisht ata qe luftuan kunder ushtrise serbe dhe vune jeten ne rrezik si zbatues te agjendes serbe.

    1. Embargon e naftës kundër Serbisë e patën thyer disa kontrabandistë që kur erdhi në pushtet Edi Rama, i afroi në PS e jo Berisha. Nëse Berisha do ta kishte bërë këtë, Shqipëria do të akuzohej nga BE e SHBA që e patën vënë ate embargo. Berishën si tropojan, krahinë pjesë e Malësisë së Gjakovës që ka luftuar në disa breza kundër pushtuesve serb, është idiotësia më e madhe qe ta akuzosh se paska furnizuar ushtrinë serbe me naftë për të vrarë shqiptarët e Kosovës.Shtëpia ku ka lindur në Vuçidol Berisha e që ishte pranë kufirit me Kosovën, meqë strehonte luftëtarët kosovarë për pamvarësi, është goditur nga artileria serbe. Me çfarë llogjike mund të arsyetohet se Berisha paskej ndihmuar serbët për të vrarë familjen e tij ? Nuk ka asnjë fakt që Berisha ta ketë bërë këtë veprim, përkundrazi është fakt që posa Berisha u zgjodh president i Shqipërisë, për herë të parë qeveria shqiptare pas gati 5 dekadash të diktaturës enveriste, shtroi në OKB të drejtën e shqiptarëve në Kosovë për pamvarësi.

  2. Ky Batoni po helmon Kosove e Shqiperi me ate miellin Serb. Sherbetor besnik i Serbit. TURP ti vije, i pafytyri.

  3. Po ai, Sali Gerdec Karaxhici e ka pranuar vete qe qe ka thyer me ndergjegje embargon qe eshte pranuar edhe nga k/ministri i Malit Zi, ndersa ju fendat e Saliut na nxirni sot Ramen pergjegjes te ketij trafiku!!!
    P……….te semes!!!!

  4. Kur batoni shkruante per Korbin e Zi sali i thurte lavde ketij pushti malok,atehere i shte burre i mire batoni,prostitute serbe je more Maloku sali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *