• |
ide | kryesore

Cardi B i jep fund martesës

Paparazzi, Slider



Cardi B dhe Offset i kanë dhën fund martesës së tyre nj1 vjeçare. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë reperja nëpërmjet një postimi që ka bërë në Instagram. Ajo ka bërë një video selfie ku u shpjegon të gjithë ndjekësve arsyet e ndarjes me partnerin.

“Unë jam përpjekur t’i bëj gjërat që të funksjonojnë mirë me babanë e fëmijës tim. Ne jemi miq të mirë dhe partner të mirë në biznes. Kemi shumë dashuri për njëri tjetrin por gjërat nuk kanë funksionuar mes nesh për një kohë të gjatë dhe për këtë nuk e ka fajin askush. Mendoj se kemi lindur nga dashuria por nuk jemi më bashkë. Mund të duhet kohë për tu divorcuar por unë do ta dua sepse është babai i vajzës sime”.

Cardi B dhe Offset janë martuar në fshehtësi në shtatorin e vitit 2017 dhe më pas reperja e ka konfirmuar martesën në qershor të 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *