• |
ide | kryesore

Fitorja e parë e studentëve, qeveria tërhiqet nga vendimi për tarifat

Lajme, Të fundit



Protesta e studentëve e kësaj të mërkure përpara ministrisë së Arsimit, ka bërë që qeveria e kryeministrit Edi Rama të tërhiqet. Ishte i pari Rama që përmes një reagimi në rrjetet sociale, thotë se do të rishikohet vendimi i qeverisë për tarifën që studentët duhet të paguajnë për një vit akademik, apo edhe për tarifën shtesë që u vendos nga universitetet për provimet përsëritëse të vjeshtës.

“Thjesht e vërteta: 1. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, – shkruan Kryeministri Rama.

Pas Ramës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka konfirmuar në mbrëmje se qeveria do të plotësojë një prej kërkesave të studentëve. Sipas saj qeveria është e gatshme të heqë dorë nga VKM-ja nr.282 për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifën për lëndët e mbartura.

Sipas ministres qeveria është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se do të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo.



2 Comments

  1. Pra ne fakt Rama thjesht e hoqi topin nga fusha e tij duke ja lene ne dere rektorateve te universiteteve.

    ”’ qeveria është e gatshme të heqë dorë nga VKM-ja nr.282 ”” ( e cila ishte propozuar nga universitetet)

    Dhe me pas ministrja thote : @@ do të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo@@.

    Pra nese universiteti mendon se ajo tarifa per ngelsat eshte e nevojshme , studentet nuk kane pune fare me ministrine e arsimit , por me rektoratin e universitetit. Dhe nese studentet do te fillojne te protestojne kunder rektorateve te universiteteve , atehere cdo universitet ka te drejten te thote ‘@ keto jane kushtet tona, ose i pranoni ose shkoni diku tjeter@’ .

  2. Interesant sa shpejtë mashtrohen shqiptarët ????
    Po a nuk ishte Rama që deklaronte në rrjetet sociale se ne nuk do të japim asnjë lek të taksapaguesve për ngelësit në provime ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *