• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni përcjelljen madhështore të tifozëve për nisjen e Boca Juniors drejt Madrid

Sport



Impresionante, thjesht madhështore. Nisja e Boca Juniors drejt Madridit, ku do të luajë në Santiago Bernabeu finale e kthimit të Kupës Libertadores kundër River Plate, është përshëndetur nga tifozë të panumërt. Një turmë e madhe e ka shoqëruar autobusin e Tevez e të tjerëve deri në aeroport me fishekzjarre e atmosferë të një feste të madhe.

I njëjti autobus i sulmuar në hyrjen në Monumental, nga tifozët e River, gjë që solli shtyrjen e ndeshjes për në 9 dhjetor dhe spostimin e finales së kthimit nga Buenos Aires në kryeqytetin spanjoll, është shoqëruar tashmë nga mbështetësit e Boca deri në destinacion, duke i treguar edhe një herë afeksionin e jashtëzakonshëm për këtë skuadër.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *