• |
ide | kryesore

Hidi “nëpërkëmb” Partizanin: Teuta e Kukësi luajnë ndeshjet e jetës

F1, Sport



Ndeshje për të mos u humbur, mundësia për të rihapur krejtësisht kampionatin dhe “shkëndija” të pashmangshme. Kjo është ajo që do të përjetohet në javën e 16 të Superiores, në betejën e kryesusve.
Aksi Durrës-Kamëz është epiqendra e kampionatit në javën ndoshta më decisive të tij: kryesimi i Partizanit dhe Skënderbeut rrezikohet seriozisht nga ndjekësit Teuta e Kukësi, që në rast fitore në ndeshjet direkte do të ngushtonin në vetëm katër pikë diferencën nga vendi i parë në të katërtin, duke konfirmuar dy skuadrat pritëse të dueleve direkte si pretendentë për titull.

Partizanit i kujtohet fitorja 3-0 ndaj durrsakëve në faqzën e parë, më e rënda që kanë marrë bregdetarët këtë sezon, por e di mirë se skuadra që do të ketë përballë në transfertën e të shtunës do të jetë krejt tjetër. Nuk kanë vonuar ngacmimet direkte, sepse sfida tashmë ka filluar jashtë fushës. Isli Hidi sic duket nuk e ka harruar të kaluarën e tij tek Tirana dhe ka menduar portieri i Teutës për ti shtuar “piper” sfidës: “Kemi patur shumë më tepër presion në ndeshjen në Korcë – deklaroi Hidi -. Tani me Partizanin është më e thjeshtë, sepse luajmë në shtëpi”.

Me 28 pikë, vetëm 6 nga të kuqtë, në rast fitore të besuarit e Shkëmbit do ta shihnin Partizanin një ndeshje larg. Po të mendosh se humbjen e fundit Teuta e ka pësuar pikërisht ndaj kryeqytetasve, kupton qartë se kjo ndeshje mund ti japë dozën finale të besimit se mund tia dalë kundër cdo rivali.

E provoi Skënderbeu, që me durrsakët njohu humbjen e parë në shtëpi këtë vit, duke I dhënë mundësinë edhe Kukësit të afrohet. Skuadra e Cungut ka në dorë të rivendosë objektivin fillestar, që u duk i sfumuar në një pikë të sezonit. I kthyer në Kamëz, pikërisht në ndeshjen e duhur, për të shfrytëzuar mbështetjen e madhe të komunitetit kuksian aty, Blutë duhet të mundin me cdo kusht Skënderbeun, për tiu afruar vendit të parë, gjithnjë nëse Teuta përmbush misionin e ndalimit të kreut në dy javë rradhazi.

Në Korcë, fazën e parë morën një humbje minimale 1-0, gjë që kërkojnë ta fshijnë në 90 minutat e Kamzës, me një sukses që do ti ngjiste me 30 pikë, po aq sa Skënderbeu. Me pak fjalë, shumë skenarë, por në të gjitha rastet për tu pozicionuar me statusin e pretendentëve për titull Teuta e Kukësi kanë nevojë të fitojnë në javën e 16.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *