• |
ide | kryesore

Lidhjet e padukshme të Fatmir Xhafajt me biznesin dhe pasurimi i vëllait të panjohur

Kryesore, Lajme



Emisioni “Top Story” në TCH u ndal mbrëmjen e së mërkurës në një profil të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Përveç historisë të tij të ngjitjes në politikë, përplasjet me Metën, Nanon dhe Ramën, akuzave për vëllain Agron Xhafaj ky emision pati edhe një pjesë investigative të lidhjeve të panjohura deri tani të Xhafajt me botën e biznesit. Një prej këtyre lidhjeve është edhe ajo me biznesmenin Besnik Sulaj i njohur si “Beso i Tajvanit” me ti cilin thuhet se lidhjet janë të hershme.

“Prej vitesh kanë qarkulluar zërat se Fatmir Xhafaj dhe Besnik Sulaj kanë qenë pronarë të kompleksit të pishinave pranë Liqenit Artificial, “Aquadrom”. Sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Xhafaj nuk rezulton të ketë qenë aksioner, por fijet të çojnë tek ai. Një nga aksionerët e “Aquadrom”, Arjan Pelushi, ka në pronësi një firmë ndërtimi të quajtur Leaser Construksion. Kjo firmë ka ndërtuar pallatin e kunatit të Xhafës në Pogradec.

Por miqësia Xhafaj-Sulaj do të forcohej edhe më tepër pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, në vitin 2013. “Beso i Tajvanit” do të përfitonte ARMO-n, sa me ndihmën e bankës së nivelit të dytë, por edhe shkeljet e zyrës përmbarimore të Alban Qazimit, vëllai nga nëna i Fatmir Xhafajt” – thuhet në dokumentarin e “Top Story”.

“Emri i Besnik Sulajt, del sërish në skenë si personi që siguron lejen për ndërtimin e kompleksit të pallateve pranë Policisë Bashkiake në Tiranë, në truallin e një lulishteje. Kjo është leja e ndërtimit e dhënë nga bashkia e Tiranës në 21 Shkurt 2017, me hapësirë 3197 m2, për kompaninë “Arlis-Ndërtim” SHPK, me pronar të vetëm Armand Lilon. Ky i fundit është djali i tezes së bashkëshortes së Fatmir Xhafajt, Mimozës.

Vlen të theksohet fakti se leja e ndërtimit, është firmosur edhe nga dhëndëri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili mban postin e drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës. Duket se skema tashmë është e zbardhur dhe Fatmir Xhafaj ishte kapur fund e krye nga konflikti i interesit me familjarët e tij. Biznesi rrotullohej tek dy emra, Fatmir Xhafaj dhe Besnik Sulaj” – raporton dokumentari

Alban Qazimi, vellai i Xhafajt

Si u bë biznesmen vallai tjetër i Fatmir Xhafajt

Top Story publikoi edhe foton e Alban Qazimit, vëllai nga nëna i Fatmir Xhafajt, i cili nuk është lakuar kurrë më parë në media. Ai është aksioner në kompaninë private të Përmbarimit T.M.A, së bashku me Tedi Malavecin. Ky i fundit është kryetar i Dhomës së Përmbaruesve ndërsa në vitin 2005 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit Shtetëror, kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Alban Qazimi ka marrë certifikatën e përmbaruesit gjyqësor në vitin 2015 dhe provimi në Ministrinë e Drejtësisë administrohej pikërisht nga ortaku i tij Malaveci.

Kompania e tyre T.M.A është krijuar në 24 Janar të 2013-ës vit në të cilin ka kryer gjithsej 10 transaksione nga institucionet publike me vlerë të përgjithshme 2.5 lekë të vjetra. Përfitimet nga kjo kompani nisin kryesisht pas muajit Shtator kur ndodh edhe rotacioni politik.

Brenda 1 viti, kompania e vëllait të Xhafajt, 10 fishon të ardhurat nga fondet publike, në 24 milione lekë. Dhe brenda 3 viteve, 2015-2018, i 70-fishon sërish përfitimet, duke kapur rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra.

Pra, nga hiçi në 2013, vëllai i Xhafajt bëhet miliarder. Këtu flasim vetëm për fondet publike, paratë e të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Por kjo kompani e vëllait të Xhafajt, ka sfiduar shpesh herë edhe institucionet shtetërorë.

Rasti është për një procedurë hetimore të ndërmarrë nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale ndaj kompanisë T.M.A. Siç citohet edhe në raportin e mbajtur, inspektorët u paraqitën plot katër herë në zyrat e kompanisë, por hasën në kundërshtitë e përfaqësuesve të kompanisë për kryerjen e hetimit.

Të gjendur në pamundësi për të kryer hetimin, caktohet një seancë dëgjimore në ambjentet e Komisionerit, ku përfaqësuesit e T.M.A. Tedi Malaveci dhe Alban Qazimi nuk paraqiten. Në këto kushte, ndaj kompanisë vendoset një gjobë prej 500 mijë lekësh për shmangien e kontrollit, me aktin numër 12, të datës 12 Mars 2018.

Por, çuditërisht, pas një muaji është ky institucion që anulon gjobën e vendosur ndaj kompanisë së vëllait të ministrit Xhafaj. Përmes aktit numër 12 fraksion 1, është Komisioneri Besnik Dervishi që rrëzon një akt, që e kishte firmosur po vetë ai një muaj më herët.

Skandali më i madh me kompaninë e vëllait të Xhafajt, T.M.A është ajo për sekuestrimin e aseteve të ARMO-s, që vlen miliona euro.

Në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Mallakastër ka pasur 54 prona të regjistruara në emër të ARMO Sha. Për këto prona ka pasur 7 procedura përmbarimore. Në kodin e procedurës civile përcaktohet radha e kreditorëve preferencialë që janë: në fillim shlyerja e pagave të punonjësve, e më pas, autoritetet fiskale, kompanitë publike, bankat e në fund palët e treta të lidhura me kompaninë.

Por çuditërisht prioritet ka marrë një urdhër ekzekutimi të iniciuar nga shoqëria përmbarimore T.M.A për kreditorin për një bankë të nivelit të dytë, që ishte e fundit në listë.

Blerja nga kjo bankë e nivelit të dytë, të aseteve që ajo kishte nxjerrë në ankand për të ekzekutuar kolateralin ndaj ARMO-s ka ngjallur dyshime në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka urdhëruar një hetim administrativ për procedurat e tjetërsimit të këtyre pronave.

Në fund të hetimit anëtari i grupit të inspektimit Arlind Arapi është larguar nga detyra nga ana e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e konsideruar edhe kjo si një prej njerëzve të afërt të Fatmir Xhafajt në Partinë Socialiste.

E gjithë procedura e jashtëligjshme e ankandit e zhvilluar nga kompania e përmbarimit T.M.A., ekspozon Shqipërinë ndaj një rreziku të mundshëm për padi në arbitrazh ndërkombëtar.

Ajo që e bën më të dyshimtë gjithë këtë abuzim lidhet me kompaninë e cila merr në shfrytëzim ARMO-n pas tjetërsimit të pronave. Bëhet fjalë për IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY ose shkurt e njohur si IRTC. Kjo kompani, është krijuar në Qershor të 2016-ës, në periudhën kur përmbaruesi T.M.A. kishte nisur lëvizjet për tjetërsimin e pronave të ARMO-s, thuhet në dokumentarin “Top Story” të transmetuar në TCH.



16 Comments

  1. Kjo eshte rjeta e nepotizmit te Ripjerdhjes qe shkateroi perfundimisht shpresen e shtetberjes nga”Skenderbeu” i kohes sone.Dhe te mendosh qe Xhafaj ishte personi i paperfolur deri tani ne “Rilindja”, mere me mend cfare kane bere ata qe jane objekte te perditshme te tv,gazetave e portaleve.Ky vend edhte bere i pajetueshem.

  2. DOLI EDHE “BABALJA 3” E TELENOVELES ENVERISTE ME REGJIZOR EDI RAMEN

    He mo pushta fanatike te Enverit dhe te hetuesit te tij, Fatmir Xhafaj e shikoni se cfare monstrash keni zgjedhur more pushta ne drejtimin e vendit?

    Te vinte per te vjelle kur shikoje si e mbronin hetuesin gjakatar, Fatmir Xhafajn, spiunat e Sigurimit, dinosaure te Partise se Punes qe nga Dritan Hilla e deri tek Gjinushi me Kacin e Zi nga prapa, me monstra te tilla eshte e mbushur plot e perplot politika jone kombetare qe e ka bere shqypnine si nje fis prej Afrike Zulu.

    Interesante kush e ka yshtur Topin te publikoje nje film te tille denigrues, por krejt te vertete qe mohohej me force deri tani nga Edi Rama me “Babalet” e tij dhe i ndjekur nga lukunia e cakenjeve fanatike enveriste ne portalet e medias sone amatore kombetare,

    prandaj:

    KUSH E YSHTI TOPIN T’I ZBATHE BREKET ME MUT TE FATMIR XHAFES?

    1. Hahaha..po dhe topi nuk e ben se eshte parimor dhe udon te mirat shqipetareve jo..por sepse ju preken interesat se ja mori klani lejet e ndertimit dhe reklamat..rrofte ripjellja rilindeje..hahaha

  3. E paskan shitur lire Xhafen ,po ashtu edhe Xhafa i ka shitur me rradhe te gjithe.Ndoshta i ben puc edhe Rames dhe e heq.

  4. F.Xhafa u tregua shkerdhate kur dha dorheqjen nga minister i brendeshem ne kohen kur kishte informacione per provokime Greke. Ai duhet ti dilte per zot situates sic pretendohet se Lebrit jane burra.
    Por historia ka treguar se Vlora eshte vec per hajdutllik dhe tradheti.
    Ky vend nuk behet nga ortodokse me origjine te huaj dhe nga shume myslimane gjak prishur.

    1. Nuk ka pare ky vend hajer nga mirditoret zhulsa e injorante frroku doshi ndoka..etj etj ..te pakten xhafa (qe nuk eshte lab) dha doreheqje..

  5. Ububu ,ububu,Uububu
    Per te gjitha qe degjojme
    @ mirditori
    Nuk duhet te biesh ne kurthin e politika,qe ben ndarjen veri -jug.
    Merr shembull nga Abdyl Frasheri
    Qe ngrihej nga jugu dhe shkonte ne Prizeren
    Osé nga astiri ku Jane Bashku jugore e veriore per te njejtin hall.

  6. Kam kujtu se Xhafa ka vlla vetem prej babait por paska edhe nga nena.Tamam,, Xhafa qeka dy here kopil,prandaj dhe nuk do njeri,prandaj asnjehere nuk ka qene deputet i Vlores sepse Vlora e njihka mire.Me sa shoh Xhafa do hakmerret ndaj dikujt qe e hodhi kaq lire.

  7. Niveli i komentuesve te Lapsi.al tregon me se miri kush eshte PD-LSI dhe kush eshte Sali*Meta dhe keta militante analfabete dhe injorante! Kete mentalitet qe keni do ta vini ne funksionim kur te fitoni prape zgjedhjet?

  8. Prandaj e ka dhene doreheqjen Xhafa,e paska ndjere kete histori qe po pergatitej dhe me mire terhiqu se sa te perballohej me shtypin dhe faktet.Xhafa hoqi te zite e ullirit me vellane nga babaj si drogman tani i duhet ta nisi nga vellai tjeter qe e paska nga nena qe qeka hajdut.Po tani nuk eshte me minister dhe nuk ka konflikt interesi,por ama ka patur me perpara.Ndoshta dikush pergatit dhe akt akuze.Te shohim se si do te zhvillohet teatri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *