• |
ide | kryesore

Ish-bashkëshortja e Kacifas refuzon të japë dëshminë e saj

Të fundit
Ish-bashkëshortja e Kacifas refuzon japë dëshminë e saj



Ish-bashkëshortja e Konstandinos Kacifas ka refuzuar të shkojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë deklaratën e saj.

Ish-bashkëshortja e të vrarit në Bularat, me të cilin ka dhe një vajzë 10 vjeçare, ka refuzuar t’i përgjigjet dy fletëthirrjeve të dërguara prej prokurorit Njazi Seferi.

Sa i takon hetimeve të derimëtanishme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Krimet e Rënda janë përgjigjur se çështja është ende në proçes.

Ata janë në pritje të akt-ekspertimeve të laboratorit të policisë shkencore.

Grupi hetimor, jo zyrtarisht ka konfirmuar se mund të bëhet dhe një eksperiment në vendin ku mbeti i vrarë Kacifas.

Qëllimi i këtij eksperimenti është për të parë se sa rrezikohej jeta e policëve në momentin e vrasjes.

Përmes kësaj forme, pritet të shihet nëse është respektuar ligji në momentin e ekzekutimit të tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *