• |
ide | kryesore

Korça mund të bëhet me aeroport pas 80 vitesh

Lajme, Të fundit



Aeroporti i Lumalasit vetëm pak km larg qytetit të Korçës pritet të rivihet në funksionim si një aeroport ndërkombëtar i përmasave të vogla. Sinjalet e shpresës se rikthimit për këtë investim vijnë nga hartimi i studimit të fizibilitetit për këtë aeroport në periferi të qytetit më të madh në juglindje te vendit.

Duke pasur në duar një kopje të këtij studimi, Prefekti Dhori Spirollari ka organizuar një takim me drejtues të pushtetit lokal, si nxitje për hapat e mëtejshëm në realizimin e këtij projekti. Prefekti Spirollari deklaroi se për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të përmasave të vogla në Lumalas, përllogaritet një investim me vlerë rreth 25 milion euro.

Ai shprehu bindjen se vitin e ardhshëm ky investim do fillojë të realizohet. Edhe pse në kuadrin e projektit, për ngritjen e aeroportit të Lumalasit ka shfaqur interes shoqata e aeronautikës. Ajo mund ta shfrytëzojë aeroportin e Lumalasit për fluturime sportive dhe turistike.

Në rast se ky aeroport i vogël do të nisë nga ndërtimi në vitin 2019, ai rivihet në funksionim plot 90 vite pas uljes së parë të një avioni në të. Ka qenë viti 1929 kur u përurua aeroporti lokal i Lumalasit. Vitet e fundit, në fushën e tij u vendosën blloqe betoni si masë parandaluese për trafikun nga ajri të drogës.



4 Comments

  1. 6-7 aeroporte dhe nuk ka nevoje me per skafista, por per pilote. Albanistani zhduket nga harta e vendeve prodhuesve dhe shperndaresve te canabisit

  2. C’farr budallalleku artikulli dhe aeroporti..nje b** vend me 6-7aeroporte…Cfare jane keto qe thuhen…kot per ti ngritur mendjen njerezise qe beson..fluturon…fluturon…

  3. Nuk eshte budalla artikulli, por prefekti rilindas Spirollari, qe merr urdhra nga Rama.
    Keshtu, edhe Vkora do te lidhet me tunel me Saranden pas 60 vjetesh…
    Durresi do te lidhet me ure me Vloren pas 90 vjetesh etj…

  4. KAM DEGJUAR QE EDHE NE SKRAPAR DHE POLICAN DO BEHET NGA NJE AEROPORT . ME LUGEN BOSH NE SHKOJME 6 MUAJ PA HONG .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *