• |
ide | kryesore

Nxënësit, të rrezikuar në çdo moment nga kabina elektrike

Lajme
Nxënësit, të rrezikuar në çdo moment nga kabina elektrike



Një kabinë elektrike e ndodhur pranë fshatit Homezh në Bulqizë, rrezikon çdo ditë jetën e rreth 80 nxënësve.

Kabina ndodhet në oborrin e shkollës 9-vjeçare, “Ramiz Manjani”.

Kabina, e ndërtuar vite më parë është e amortizuar, duke mos plotësuar asnjë kusht sigurie.

Një prej mësueseve të shkollës, dëshmon se në raste kur moti është i keq, ndodh që telat edhe të këputen e të bien në oborrin e shkollës. Dëshmi kjo tepër shqetësuese për familjarët dhe vetë nxënësit, të cilët kanë një rrezik konstant çdo ditë pranë tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *