• |
ide | kryesore

Protesta e lapsave/ Studentët: “Ska më heshtje, s’ka më pritje”

Arkiva, Të fundit

Studentët e Tiranës dhe të Durrësit kanë marshuar drejt ministrisë së Arsimit duke perifrazuar në kor vargjet e Fan Nolit: “O Linditë që s’di këndim, je minister për arsim”. Pasi kanë rrethuar selinë e ministrisë parrullat më frekuente që ata kanë hedhur janë:“Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, protestuesit bërtitën për një kohët të gjatë në kor marshin e tyre: “Ska më heshtje, s’ka më pritje”

Ndërkohë në mënyrë simbolike në atë që ka filluar të emërtohet si protesta e Lapsave ata kanë goditur në mënyrë simbolike godinën me të gjithë lapsat që mbanin me vete. Ata kanë përdorur çdo lloj mjeti tjetër paqësor për të sulmuar godinën.

Protesta e cila filloi nga fakulteti i ndërtimit, të cilës i janë bashkuar edhe sivëllezërit e tyre të Elbasanit dhe Durrësit ka si kërkesë kryesore uljen e tarifave:

1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

Teksa u mblodhën para fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë duke brohoritur: ‘ne nuk ikim’.

Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla që ka qenë targeti i kësaj proteste ka deklaruar se do të takojë një përfaqësi me studentët. E pyetur nga ‘Fax News’ nëse studentët kanë pranuar të takohen, Nikolla e pohoi diçka të tillë.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat, studentët kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor.Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët të cilët kundërshtojnë tarifat e provimeve.

“Dilni jashtë” “Duam ministren”, “Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“– ka deklaruar Lëvizja për Universitetin, që i mbron prej kohësh të drejtat e studentëve.

©Lapsi.al

25 Comments

  1. Do terhiqen edhe keta si ata karagjozet e teatrit qe dilnin si flamurtare dhe ne fund futen koken nder shale dhe u zhduken si flluskat e sapunit edhe keta ka mundesi ti blene sic blene dhe nje pjese te banoreve te Astirit,.Kjo eshte motoja e ketyre kavjeve ,vemjeve ,shushunjave -perca -sundo-premto-mashtro.

  2. Kjo kurvë që unë e kam ministre, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundviti që në 2013, jo vetëm që nuk bëri ritjen e pagave për 2018, por kërkon të paguajmë edhe tarifën e shkollës tani në Dhjetor.

  3. Opozita mbeshtetet ne ate shtresen me te ulet te popullsise. Tek ata qe vjdhin pronat dhe mbasi shkelin ligjet kerkojne t’u kthehen parate e trafikuara, tek studentet e pa afte qe kerkojne te mos paguajne kur ngelin ne provime dhe per me tepr kur perserisin vitin dhe tek gjithe tek kriminelet qe protestojne kundra ligjeve te shtetit.
    Ne keto kushte opozita i pret koqet vetes dhe vetem shton votat e popullit kuner saj.

    1. O ti i afti që u servilosesh pushteteve, jam i sigurtë që nqs ke diplomë e ke marrë në degët psikologji-sociologji, karakteristikë e nxënësve pesaxhinj që shkojnë në shkollë të mesme për të pasur ndonjë të dashur debile si vetja dhe jo për të mësuar, ndaj je dhe në këtë pozitë servili të përjetshme ndaj të gjitha pushteteve.

    2. Edi Rama eshte perdorues droge,prandaj edhe nuk pergjigjet kur e akuzojn per te tille.Ne cilin
      vende te Botes ndodh kjo?-as edhe ne Afrike,sepse normal duhej te bente testin.Ky eshte edhe
      shkaku qe mblodhi llumin e shoqerise shqiptare rreth vetes,i dha edhe pushttet,I beri Kryetare Bashkie dhe Deputete!Perse?-sepse eshte edhe vete i tille.Arben Çuko Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,
      Paulin Ndreu, Ylsi Manja,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,..Edi Rama,
      Erion Veliaj…

  4. Studente ngeles qe shperdoroni para e familjeve tuaja vetem qe te rrini ne tirone turp tju vije,therrisni dhe shpellaret qe kane zene tokat,bashke do kuptoheni me mire,lajmeroni dhe cunin e fariut

  5. Rrini gjith diten kafeneve nuk hapni liber me dore e qaheni pse paguani per provimet e mbartura!Pse ne te tjerve qe na del bytha vendit duke mesuar jemi budallenj qe mundohemi ti bejme te gjitha brenda afateve?Pastaj ca kujtoni ju se vetem ne shqiperi ka pagesa per provimet?Po ne itali qe nuk paguan apelet e provimeve por te shtohen tek taksat e shkolles pagesat(ke/ske provime te mbartura) dhe jane plote 3 taksa per t’u paguar e mbi te gjitha po i mbarte jashte viteve te shkolles te rriten edhe me nje perqindje me shume!Ulni bythen e mesoni e boll bete zhurme,ose te pakten protestoni per livelin e ulet te pergatitjes qe ju jepet ne universitete,se aq sa paguani ju me rrogen mesatare qe esht ne shqiperi zere se e keni qyl universitetin!

    1. Pse sa e ka rrogen mesatare gjermania dhe vendet nordike qe e kane universitetin falas( me shum qyl se ne) apo 300 € si shqiptare pfff injorant

  6. Nuk ka vetem studente ngelesa aty mos kini frike se studentet ngelesa nk protestojne po I fusim nje 100 te xhepi palo pedagogut dhe ska nevoje. Aty ishin te gjithe pa perjashtim studente qe punojne dhe studiojne me forcat e veta.
    Dhe me sa di une do vazhdoje patjeter derisa qeveria te terhiqet

  7. . ,
    per protesten ne fjale nuk ka rendesi se kush po mer pjese, ajo qe eshte me kryesorja eshte motivi me te cilen kane dale ne proteste. Por me sa duket edhe ti qenke nje ngeles i shoqerise.

    1. O koqe rilindasi shko e mëso si të formulosh idetë o idiot, sepse vetëm ju idiotët nuk e kuptoni motivin dhe përzieni edhe partitë politike në këtë problem që është ekonomik në rradhë të parrë, por edhe politik sepse ky problem vjen nga shkaku i qeverisjes injorante dhe të paaftë të rilindjes kriminele.

  8. Idiotësia më e madhe kur komentohen protestat, është pretendimi që ato të mos mbështeten nga “politika”
    Përnbysja e perandorisë komuniste të Europës lindore, lindi me demostratat e fuqishme të “Solidarnost” në Poloni e kulmoi me shembjen e murit bdarës të Berlinit.
    Në Shqipërinë me modelin më kriminal të diktaturës komuniste, modelin stalinist, ishin studentët ata që kryen lëvizjen e famshëm të dhjetorit, që dha sinjalin për përmbysjen e asaj diktature. Edhe studentët dhjetoristë të 1990-tës, në fillim kishin kërkesa “jo politike” por kërkonin kushte më të mira në konviktet.
    Nuk është e rastit që kjo lëvizje e studentëve po zhvillohet pas 28 vitesh përsëri në dhjetor e ndonëse po komentohet si një lëvizje për punë parashë të disa “studentë ngelës”, ata mijra studentë të Tiranës, Durrësit e Elbasanit, duket kjartë se janë të frustuar me politikën korruptive të kësaj qeverie..
    Në videot e pakta që janë ekspozuar nga mediat e censuruara nga qeveria , dallohen kjartë thirrjet e studentëve kundër korrupsionit të kësaj qeverie. e jo se paskan dalë ca ngelës për punë parashë.
    E pra kjo protestë të cilës ja kanë frikën si vullnetarët e Enverit, ashtu edhe trafikantët e drogës, mund të shndrohet në një furtunë politike që mund ta detyrojë këtë qeveri që të heqë dorë nga vendimet arbitrare kundër qytetarëve në interes të oligarkëve.ose të shndrohet në një furtunë që do ta detyrojë Edi Ramën të japë dorheqje.
    Është koha që opozita partiake tani të mos mjaftohet vetëm me “solidarizimin” me protestuesit e grupeve të ndryshme shoqërore, por të thërrasë në protesta të fuqishme e të vendosura për ti dhënë fund kësaj qeverisje antikombëtare.

    1. Studente te PD dhe LSI. Sikur nuk e dime si funksionon politika ketu te ne. Keshtu eshte kur beson te cadrat pustolet dhe thikat me helm.

      1. Po studentët e dhjetorit të 1990 që u ngritën për të hequr emrin e diktatorit Enver Hoxha të Universitetit, mos ishin edhe ata të Partis së Punës ?

  9. Dukshem dicka po vlon. Dhe e gjithe kjo vjen si rrjedhoje e nje korrupsioni te shfrenuar, nje mega vjedhje si per dite te fundit, nje administrate e ndertuar per ti sherbyer skemave te grabitjes, kanabizimi i vendit dhe pasojat e tij, arroganca e kryeministrit, ministrat me medioker qe ka patur ndonjehere nje qeveri e keshtu me rradhe.
    Duhet te ngrihemi e protestojme, qe te tregojme qe ekzistojme.
    Respekt dhe mbeshtetje per kedo qe proteston dhe kerkon te drejtat e tji.

  10. Luani vendosi te pyese kafshet e pyllit qe ta haje apo jo zebren,vetem miu ngriti doren dhe Luani e hengri me nje te gelltitur.Te gjitha kafshet pyeten miun po ti c’pate sepse asnjehere nuk voton sepse bredh ne vende te ndyra–eh tha miu- sepse zebres i kisha nje borxh dhe pastaj kot per pordhe.Edhe dhelpera iu hodh miut dhe hengri dhe miun e gjore.Historia perseritet ne menyre me moderne por tek dajaku perfundon.Mjere atij qe i bie shkopi.

  11. “Klithma” titullohet nje nga pikturat e Monch. Shiheni ate dhe studentet sot. A thua duhet te lasim nepermjet piktures?

  12. Skifteret e saliut harruan shpellaret e tokave te zanuna dhe po flasin per hallin e studenteve qe I ropen familjet me demek se po shkollohen ne Tirane duke pire kafe gjith diten,keta studente qe nuk duan te punojne por te tallin bythen ne kurriz te prinderve,kjo eshte rinia qe krijoi korbi I Zi sali gjate pushtimit te tij 20 vjecar

    1. O rilindas, mos e gënje veten se edhe ti je njëlloj si banorët e Astirit, si studentët ke edhe ti të njëjtin problem, por perdja e rilindjes nuk të lë të shikosh problemet e tua që janë si të shumicës së shqiptarëve.

  13. O dhjetor komunist jam prind dhe e verteta qe thash me lart me dhemb,por dhe te rrish me vite pa mar provimin kjo te le te kuptosh qe studentet tallin bythen me familjaret qe i del shpirti per te siguruar te ardhura qe ky te shkollohet,por jo duke ngelur,dhe pastaj vjen saliu,luli,mona,cuni fariut dhe bejn sikur qan shpirti per keta,shkojne dhe te shpellaret qe kane zene tokat e te tjerve dhe u thone qendroni se do fitoni.saliu thonte parate tuaja jane te pastajky korb i zi beri gjemen vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu