• |
ide | kryesore

Rama i hedh benzinë zjarrit të protestës studentore

Arkiva, Të fundit



Ndërkohë që studentët vahzdojnë protestën përballë ministrisë së Arsimit, duke avancuar në kerkesën kushtetuese për arsim falas, pasi kanë bërë thirrje kundër tarifës për kreditë në provimet e mbartura, kryeministri Rama ka reaguar me një deklaratë nga Zagrebi.

Në një përgjigje për komentuesit në Facebook, që i kërkojnë të zgjidhë hallin e studentëve, Rama i hedh benzinë zjarrit duke u sjellë njësoj si me protestuesit e Unazës apo ata të Teatrit, që i përçan në të mirë dhe të këqinj.

Me një cinizëm të pashoq, Rama pyet: “janë të gatshëm taksapaguesit që të paguajnë shpenzimet për studentët ngelës?”, duke i grupuar kështu ata në nxjënës të mirë dhe nxënës të dobët.

Ja reagimi:

edi-rama

Nga ky reagim, kuptohet qartë se kryeministri që fal miliona për oligarkët e oborrit të tij, as nuk do t’i përfillë kërkesat ekonomike të studentëve.



13 Comments

  1. Kur po paguajme me taksa koncesionet e njerzve te Ahmetajt (me fal tuajen) keto te studenteve i paguajme me qejf se e kemi nganje femije ose kusheri qe eshte student. Nuk flas per studentet e doktoraturave per ata sjam as une dakort.

  2. Hahaha perfundimisht kryeminstri jone eshte mashtruesi me I mire qe kam njohur ndonjehere. Po clidhje kane taksat e qytetareve kur nje student qe nuk mer nje provim automatikisht eshte ngeles dhe eshte i detyruar te paguaje tarifen e vitit prej nje milion lekesh. Dhe nje milion nuk mjaftokan per pedagogun por u, dashkan leket e taksapaguesve. Po nese don te nxjerresh universitetet nga bataku shko shiko pedagoget
    Dhe do tromaksesh te treguj un ty pedagoge qe vijne dhe lexojne fjale per fjale ate qe shkruhet ne power point dhe mirupafshim

    1. O ti qe qenke komplet OFF.

      lexoje dhe nje here ate qe shkuruan Rama.. se me duket se po thoni te dy te njejten gje.

      Pra nese nje student mbetes do detyrohet te paguaje prap taksen e vitit , perse duhet ta paguajme une dhe ti nga taksata tona ate takse ? Sepse viti do perseritet dhe shpenzime do kete prap. Pra i bie qe ne rastin me te keq , studentet e mire te paguajne per ngelsat , dhe ne rastin me te mire qe e gjithe shoqeria te paguaje nga taksat tona , per ngelsat.

      Eshte ne rradhe te pare ceshtje respekti per veten , pastaj politike bajate .

      Ndersa per pikat e tjera te studentave te ulen me universitetet dhe ti zgjidhin. Por une nuk dua te paguaj takesen e nje studenti qe kalon vitin ne kafe duke tall bythen .

  3. Komentuesit me rroge te departamenit te propogandes te Keshilliit te Ministrave dhe Udheheqesit mendjendritur, po patrullojne portalet.

    Komentet e tyre dallohen.

  4. 1. Heqjen e pagesës pë provimet të mbartura ( te ngelura) . NUK JAM DAKORT , NGELSAT TE PAGUAJNE ,PRAP TAKSEN. KUSH DO TA PAGUAJ ?

    2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore . NUK JAM DAKORT . PAGESAT KANE NJE DATE LIMIT NE CDO FUSHE.

    3.Bërjen e pagesës me këste . JAM DAKORT, NESE TEKNIKISHTE ESHTE E MUNDSHME PSE JO ?

  5. Zoteri nuk e ke kuptuar qarte per cfare po protestojne studentet. Ideja eshte qe per cdo provim te mbartur dmth te ngelur do paguash leke shtese pervec tarifes fikse qe e paguajme sot. Fjala vjen je ti perserites ne dy lende, do paguash tarifen vjetore 1 milion plus leket shtese per cdo provim qe kerkojne te vendosin psh per dy provime I bie diku te 100 mi lek teme vjetra. Prndj them qe eshte manipulator .

  6. Ore , perse mos e bejme si ne US dhe ne UK , ku pervec takses vjetore te shkolles te kete dhe tarife provimi.

    Pra supozojme se tarifa vjetore e shkolles eshte 500.000 lek dhe tarifat per cdo provim te percaktohen nga universitetet , pershembull nga 50.000 lek deri tek 100,000 lek.
    Dhe keshtu qe pak rendesi ka ngel apo nuk ngel studenti per universitetin. Leket do paguhen. Keshtu qe cdo student ka interes te kaloje se i bie te paguaje prap provimin nese ngel . Ne kete menyre cdo student i del per zot financiarisht bythes se vet.

  7. Jam shume dakord qe si ide do ishte shume e mire po nuk funksionon per vendin tone ose duhet te rregulloje si,fillim sistemin dhe pastaj ta aplikoje. Pwr arsye sepse kjo do nxiste akoma me shume korrupsionin.
    Nje ngeles do mendomte ore sa ta paguaj un ate tarifen e provimit dhe rrezik ngel prap une me mire ja jap pedagogut ato leke dhe e kam te sigurt kalimin. Prndj them qe duhen sistemuar nje here ato siper pastaj poshte

  8. une qe kam femije student deri me sot pas 4 vitesh cdo gje e kam paguar vete, tarifen e shkolles, librat, konviktin apo shtepine , ushqimin e tij .Pra ketu nuk kuptoj, ku i kam perdorur taksat? . Jam dakort per tarifen e provimeve te prapambetura qe studentet te ndergjegjesohen per misionin e tyre por kush me garanton qe pedagoget nuk do te ngelin edhe kot femijet vetem per te vjelur perseri e perseri kete tarife.

  9. Keta po te kishin leke ndiqnin unversitetet private o -shushunja-po pse nuk late tarifat e para qe ishin ne qeverine e Berishes po me ardhjen ne pushtet ne emer te autonomise te unversiteteve po i rritni tarifat o rjepacake premtuat shendetesi falas ,leshte,leglizim falas topet e kandarit jo e jo qe nuk po i legalizoni po edhe po jua prishni keshtu po ja u punoni edhe studenteve .Tani -psiko-budallai-Edvin-shfajsohet qe ngritjen e tarifave na ikane kerkuar unversitetet.Injoranca e ketij skizofreni ka arritur ne ekstrem.

  10. Diskutimi i tarifave të studentëve duke bërë krahasime me sistemin universitar të Shqipërisë me sistemin universitar të vendeve të zhvilluara ekonomike e arsimore, më duket tepër naiv.
    A mund të krahasahet niveli mesatar i të ardhurave të familjeve shqiptare me ato të vendeve të zhvilluara ?
    A mund të krahasohet niveli tekniko-shkencor i Gjermanisë, Francës apo Anglisë me Shqipërinë ?
    Të ashtuquajturat reforma që po bën kjo qeveri, pikërisht në këtë mungesë realizmi e kanë zanafillën e dështimit.
    Nuk gjen në Europëe ndonjë kryeministër bojaxhi si Rama, që ndonëse nuk ja ka farë idenë e ekonomisë së tregut, me arrogancë i del zot çdo problemi duke u shitur si i vetmi “kompetent”.
    Është një reminishencë e njohur me mënyrën si qeveriste Enveri.
    Ai “i dinte” të gjitha, si duhet të funksionojë arsimi i lartë, ndonëse nuk kiishte kryer as edhe një vit universiteti, si duhet të funksionojë bujqësia, ndonëse ngatëronte grurin me barin e egër, ku duhej të shpoheshin puset për naftë, ndonëse as e njihte gjëkundi gjeollogjine, si duhet të funksionojnë ekonomia e financat e shtetit, ndonëse as e kishtë idenë për asnjerën.
    Sigurisht që shteti nuk mund të udhëhiqet vetëm nga një lider që i di të gjitha por ai funksionon me këshilltare ekspertë të fushave.
    Enveri kishte alergji ndaj njerëzve të shkolluar e ekspertë zgjidhte vetëm ata që i thonin amin për çdo gjë apo që kishin merita në “luftën e kllasave”.
    Po të njejtin stil qeverisës ka edhe bojaxhiu dy metrosh.
    Edhe ai zgjedhjet e ministrave e specialistave i bën me kutin se cilët i servilosen e nuk e kundërshtojnë, cilët vjelin me propogandat e tyre më shumë like për “rilindjen” në rrjetet sociale, cilët shajnë më shumë opozitën, kush është më i zoti të vjelë më shumë para nga oligarkët duke ndarë fitimet.
    Po pse more të uruar qejfllij të Ramës, mendoni vërtetë se studentët shqiptarë janë aq të pagdhendur si ju që të pranojnë një ministre kulture e arsimi që problemet e kulturës i zgjidh duke përdorur fjalorin e ndyrë banal të shefit të saj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *