• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal bën 20 ndeshje pa humbje në Old Trafford, humbet Chelsea, Shaqiri fikson suksesin e Liverpool

F1, Sport, Video



Raundi i mesjavës në Premier League i ka kushtuar rëndë Chelsea të Maurizo Sarri që përmbyset nga Wolverhampton (2-1) e merr humbjen e dytë sezonale. Londinezët kaluan në avantazh në minutën e 18’ me njeriun e momentit. Loftus-Cheek gjen devijimin me fat të Coady, që e dërgon topin në rrjetën e tij. Në dominimin e Chelsea, barazimin e gjen papritur Wolves, në të 59’ me Jimenez, që favorizohet nga një Kepa jo në lartësinë e situatës. Blutë humbën mendjen dhe pësuan edhe golin e dytë pas katër minutash, kur Doherty dha një asist që Jota nuk e shpenzon. Chelsea rrëzohet në transfertë dhe e shohin veten -10 nga City.

Përfundon barazim 2-2 sfida më e rëndësishme e javës në Angli mes Manchester United e Arsenal, me skuadrën e Mourinho që arrin dy herë Topcinjtë. Befasinë në Old Trafford e siglon Mustafi në minutën e 26’, në një zhytje me kokë që është akorduar gol, vetëm falë teknologjisë së linjës. Përgjigje blitz e United pas katër minutash me Martial, i shërbyer në qendër, pas zhvillimeve të një goditje dënimi. Emery gjeti kartën fituese në minutën e 68’: vetëm tre minuta në fushë dhe Lacazette kaloi përsëri në avantazh Arsenal, por as koha për ta kuptuar sa i rëndësishëm mund të ishte goli, sepse Lingard vendos ekuilibrin përfundimtar.

Fiton me përmbysje edhe Liverpool (3-1 në fushën e Burnley), ku vë firmën në fund edhe Xherdan Shaqiri, ndërsa imponohet me të njëjtin rezultat Tottenham ndaj Southampton). Fulham i Ranieri nuk shkon më shumë se 1-1 kundër Leicester, ashtu si Everton përballë Newcastle.

England – Premier League
Burnley 1 – 3 Liverpool
Everton 1 – 1 Newcastle United
Fulham 1 – 1 Leicester City
Wolverhampton Wanderers 2 – 1 Chelsea FC
Manchester United 2 – 2 Arsenal
Tottenham Hotspur 3 – 1 Southampton

RENDITJA
1 Manchester City 41
2 Liverpool 39
3 Tottenham Hotspur 33
4 Chelsea FC 31
5 Arsenal 30
6 Everton 23
7 AFC Bournemouth 23
8 Leicester City 22
9 Manchester United 22
10 Brighton & Hove Albion 21
11 Watford 20
12 Wolverhampton Wanderers 19
13 West Ham United 18
14 Newcastle United 13
15 Crystal Palace 12
16 Cardiff City 11
17 Huddersfield Town 10
18 Southampton 9
19 Burnley 9
20 Fulham 9



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *