• |
ide | kryesore

Vrasjet e shqiptarëve, qeveria greke kundër Tiranës: Ruani qetësinë!

Lajme, Të fundit



Qeveria greke ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila shprehu shqetësimin për vrasjen e 4 shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit.

MEPJ dënoi ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në Greqi, por shteti helen thotë se ato nuk korrespondojnë me realitetin në Greqi.

Por duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas tha se të gjitha këto raste janë nën hetim nga autoritetet.

Ai u shpreh se Greqia është një vend evropian, ku sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive dhe i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që të tregojë përgjegjshmëri.

“Greqia është një shtet europian ku shteti i se drejtës funksionon në mënyre efektive. Autoritetet përkatëse i trajtuan menjëherë çështjet qe përmend Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilat u hetuan dhe u zbardhen, siç shprehet edhe policia në deklaratë. Vendosmëria e autoriteteve greke për goditjen e krimit, në çdo forme të tijin është e ditur.

Ne dënojmë çdo akt dhune dhe racizmi, që mund të kushtoje edhe jetë njerëzore. Deklaratat e Ministrisë se Jashtme Shqiptare nuk i përkasin realitetit dhe janë të papranueshme.

Duke pritur përfundimin e hetimeve të vrasjes se shtetasit grek, Kostantinos Katsifas nga forcat speciale shqiptare, ftojmë Ministrinë e Jashtme Shqiptare të jetë me e përgjegjshme dhe te tregoje durim dhe vetëpërmbajtje” – ka thënë Aleksandros Genimatas.



10 Comments

  1. Posi ore do bejeme si tu vije per mbare Grekeve.
    Kur te kene qejf ata le ti fusin hudet te ne
    Kurse kur duhet te pergjigjen per vete na tregokan se qenkerkan Europjane.

    Po nuk kane Faj Greket qe bejne keshtu.
    Ka gati 28 vjet qe kane vrare dhe masakruar Shqiptaret Ku dhe kur kane mundur.
    Si duket te jesh Europjan tu lejoka te keqtrajtosh te pambrojturit.
    Fajin si gjithmone e kemi vete ” Jemi Shqiptare”

    Se per qeverine qe kemi Ketu flas te te gjitha koherave: “Greket I kemi Vellezer” dhe me sa duket vellezerit nuk ngacmohen.

    1. Jam Shqiptar mire e ke then ! Faji eshte tek akademia e Shqipris, te gjitha strukturat politike, qeveritare apo jo, shoqatat te ndushme qe nuk organizohen dhe te protestojn jo vetem atje ne shqipri por edhe tek komision europian.. the te behet e tejdukshme politika et qelbur e qelbsirave greko/afrikane…
      – qelbsirat greke mbutin shqipetar : asnje protest ne shqipri/kosove..
      – qelbsirate greke ben hero terroristin qe u vra ne shqipri, asnje protes kunder terroristave greke ne shqipri/kosove…
      – qelbsirat greke paguaj pensione me para t’europes per te varfeit ne shqipri qe te thon gjoja qe jan greke.. as nje regim nga shqpiria ne drejtim te te gjitha shteteve t’europes….
      – greket dhe meqendonet protestuan per aleksandrin e madhe, asnje regim ne shqipri/kosove/shqiptaret e maqendonis..
      – serbet futen lahuten ne unesco si trashigimni e tyre ne unesco, asnje regim ne shqipri/kosove
      – et shum e shum raste te tjera ku shqiptaret ne tersi bejn gjum ose merren me inate nder vete….

      Nese ky eshte çmimi qe shqipria/kosova te futen n’europe, nuk mendoj qe ja vlen….

  2. Qeveria Greke nuk mund te luaj gjate me dy apo tre standarte.. Asgje nga ata qe thone nuk duhet besuar pa u analizuar e faktuar se jane te verteta. Qeveria shqiptare duhet ti ndaloje bisedimet per kufirin detar. Ne nje situate te tille te tensionuar vazhdimi i bisedimeve eshte neshtrim e tradheti ndaj shqiptareve te vrare.

  3. Po edhe ne kemi 28 vjet qe ushqehemi nga greket dhe italianet. Sic duket ju qe flisni nuk e keni pare me sy emigracoinin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *