• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja: Neymar nuk shkoi për Topin e Artë për të luajtur Call of Duty

Sport



I klasifikuar në vendin e 12° në garën për Topin e Artë, Neymar e ka braktisur ceremoninë e dorëzimit të cmimit që është zhvilluar në Paris, pak kilometra distancë nga banesa e tij, sepse kishte dicka më të mirë për të bërë.

Ndërsa Luka Modrić ngrinte trofeun e dëshiruar, në fakt, kampioni brazilian i Paris Saint-Germain ishte i impenjuar në një nga ndeshjet online të modalitetit “battle royale” në Call of Duty: Black Ops 4 së bashku me dy bashkëkombasit e tij Marquinhos e Thiago Silva.

Një fitore ngushëlluese aty për yllin brazilian, që duhet thënë se e ka zbavitur shumë Neymar, gjë që duket edhe nga video e publikuar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *