• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Superkupa e Italisë “degdiset” larg: Vendi dhe data kur do të luhet Juventus-Milan

Sport



Ishte e ditur se do të luhej jashtë kufijve të Italisë, por tani është zyrtare vendi dhe data se ku dhe kur do të luhet Superkupa e Italisë mes Milan dhe Juventus: Lega Serie A ka bërë të ditur se sfida për Superkupën italiana 2018/2019″, edicioni i 31-të i trofeut, do të diskutohet në Jeddah në Arabinë Saudite, në ‘King Abdullah Sports City Stadium’.

Milan e Juventus do të zbresin në fushë të mërkurën 16 janar 2019, në orën 20.30 lokale (18.30 me orën tonë). Kjo datë është përzgjedhur edhe për faktin se skuadrat do të kenë vetëm impenjimet në kampionat, duke përfituar nga pauza e kompeticioneve europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *