• |
ide | kryesore

Ancelotti nuk e sheh Juventus të pathyeshëm, por “duhen mrekulli për ti qendruar pas”

Sport



Në vigjilje të përplasjes mes Juventus e Inter, ai që shpreson të përfitojë më shumë është Napoli. Tekniku i skuadrës, Carlo Ancelotti, mendon akoma për kampionatin por nuk fsheh vështirësitë: “Juventus nuk është e paarritshme, nuk kam parë kurrë skuadra të pathyeshme. Por për të qendruar në hapat e tyre duhet të bësh mrekulli”.

Napoli ka sigurisht armët e veta për tiu përgjigjur bardhezinjve: “Jam i bindur se kemi mesfushën më të mirë të Serie A, gjashtë lojtarë të nivelit të lartë”.

Tekniku ka shpjeguar cfarë e ka bindur në projektin De Laurentiis: “E njihja skuadrën dhe më pëlqente, Napoli ka lojtarë të aftë taktikisht kështu që nuk desha të zhbëja atë që bënin më parë me Sarri. Pastaj, me dëshirën edhe të lojtarëve, po kërkojmë të modifikojmë sistemin e lojës” ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *