• |
ide | kryesore

Dy ish-menaxherët e Insigne skualifikohen për 6 muaj

Sport



Vazhdon kontradikta mes vëllezërve Insigne e ish-menaxherëve Ottaiano e Andreotti. Komisioni i Prokuratorëve Sportivë ka nxjerrë vendimin për dënimin e të dyve me gjashtë muaj skualifikim.

Vëllezrit Insigne i janë drejtuar Komisionit në lidhje me një letër dërguar nga Doa Management në 12 shkurt 2018 ku komunikohej ndryshimi i përfaqësimit ligjor nga Antonio Ottaiano tek Fabio Andreotti shoqëruar me skualifikimin e mëparshëm të Ottaiano. Kjo lojtarit të Napolit nuk iu duk normale dhe e ndoqi cështjen përmes avokatëve Rigo e Diana, që proceduan ligjërisht kundër ish-menaxherëve të lojtarit (ndaj të cilëve ka nisur edhe një cështje civile).

Komisioni ka përcaktuar se veprimi kishte si qëllim të “mbulonte sanksionin e mëparshëm”. Tani, pezullimi i ri godet jo vetëm Ottaiano, por edhe ortakun e tij Andreotti e shtrihet edhe tek Doa Management.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *