• |
ide | kryesore

Francë/ Jelekët e verdhë rrezikojnë kampionatin: pesë ndeshje të shtyra deri tani

Sport



Ajo kundër Psg, kundër Montpellier, ishte vetëm ndeshja e parë që bëhet viktimë e protestave masive të “jelekëve të verdhë”, duke u shtyrë përtej datës së përcaktuar në program. Shumë e vështirë të administrosh një turmë potenciale prej 48 mijë personash në Parc de Prince e në të njëjtën kohë të kontrollosh manifestimin e ti të jelekëve të verdhë, parashikuar njëkohësisht në Paris, të shtunën.

Por presioni i lëvizjes së protestave prek edhe pjesën tjetër të Francës. Kështu është vendfosur tashmë edhe shtyrja e ndeshjes në Tolouse, ku vizitor është Lyon. Edhe aty, si në Paris, të shtunën e kaluar pati incidente të rënda. Numri i ndeshjeve të anulluara është rritur edhe më shumë deri tani: gjithnjë me motivin për të mos hequr agjentë të sigurisë nga dispozicioni.

Kështu nuk do të luhet as derbi i Cote D’Azzurre, Monaco-Nizza, fillimisht i parashikuar për tu luajtur si ndeshja hapëse e javës në Ligue 1 të premten. Duhet të gjenden data të reja edhe për takimet Angers-Bordeaux e Saint-Etienne-Marseille. Praktikisht, në fushë do të zbresin vetëm gjysma e skuadrave të Ligue 1, gjithnjë nëse Liga nuk vendos ta shtyjë të gjithë javën e 17ª të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *