• |
ide | kryesore

Kapshticë, ndalohen 18 klandestinë

Lajme, Të fundit



Të paktën 18 refugjatë të paligjshëm të cilët tentuan të kalojnë kufirin shqiptar janë ndaluar në pikën doganore të kalimit në Kapshticë.

Mësohet se refugjatët e ndaluar ishin shtetas sirianë, marokenë dhe afganë.

Refugjatët ishin të ndarë në grupe të ndryshme, ndërsa mësohet se ata janë kapur në pika të ndryshm, pranë kufirit të gjelër, në disa fshatra dhe në Bilisht.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit të Kapshticës në Korçë janë marrë deklaratat e tyre, dhe gjatë ditës së sotme refugjatët janë nisur drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *