• |
ide | kryesore

Kërkesat sociale dhe politike/ Manifesti antiqeveritar i studenteve ( në vargje)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas zbythjes së pjesshme të qeverisë protesta e studentëve po përshkallëzon në kërkesa të reja që nuk kanë më lidhje thjeshtë me pagesat e provimeve për ata që ngelin në klasë. Duket sikur tashmë lëvizjen po e merr në dorë lëvizja e radikalëve të majtë “lëvizja për universitetin”, që është pjesë e organizatës politike të cilën shpesh e ka prezantuar në studio televizive Arlind Qorri. Gjatë gjithë së enjtes me dhjetra herë studentë të ndryshëm kanë recituar para ministrisë së arsimit himnin e kësa lëvijeje që tregon shumë më qartë kërkesat e studentëve. Aty ka revendikime të pastra politike pr një jetë më të mirë, për më shumë barazi dhe për marrjen e fateve në dorë nga të rinjtë. Në këtë himn manifest thuhet se pas shumë vite me tubime, peticione dhe marshime studentët janë bashkuar për të mbrotur jo vetëm të ardhmen, por për të marrë në dorë edhe të tashmen. Po në të njëtin himb demagogjia e qeverisë etiketohet me fjalën “pallavra” që vijë nga njerëz të zhytur në luks dhe me makina të shtrenjta. Në antitezë me qeveritarët manifesti i studentëve vendos jetën e tyre të lënë në varfëri pa punë, pa dije, pa rini!

Andi Bushati: Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

Mos e humbni leximin e këtij marshi që shpreh thelbin e asaj që studentët kërkojnë dhe që ka të bëjë me vënien në dukje të një hendeku të thellë social mes njerzve dhe pushtetarëve.

©Lapsi.al

Lindita Nikolla dil në bulevard

Shkolla është e jona jo biznes privat!

 

“1.Ska më heshtje s’ka më pritje,

Por ka vetëm brohoritje

Do vazhdojmë të kundërshtojmë

Sot studentët protestojnë

 

Ka shumë vite me tubime

Peticione dhe marshime

Sot studentët e bashkuar

Mbrojmë të ardhmen e dhunuar!

 

2.Jam student i revoltuar

Prej sistemit varfëruar

Refuzoj të jem e ardhmja

Që nga sot do jem e tashmja

Duam bursa, duam banesë

Kushte të mira për jetesë

Duam punë, duam dije

Jo pallavra qeverie!

 

3.S’duam luks qeveritar

Për piktura e Jaguar

Por shkollim me dinjitet

Ku studenti ka të drejtë.

S’duam rrena, duam dije

As reklama qeverie

Por reforma për konvikte

Përgjysmim të çdo tarife

Jam student që nuk frikësohet

Rezistenca nuk ndalohet

Por bashkohem, protestoj

Që haraçet t’i rrëzoj!

 

4.Pushtetarë dhe burokratë

Arrogantë dhe injorantë!

Ju na prishët ëndrrat tona,

Me tarifa me kartona.

Ne ju prishim gjumin tuaj,

Ju për ne jeni të huaj.

Dhunë kreditë për kreditë

Dhunë reforme gjëndje krize!

Jam student, jemi studentë

Nuk kam çmim, sjemi klientë!

Mjaft i zhvatët xhepat tanë

Ne nuk jemi bankomatë!

Por reforma dhe tregtare

Që gjithçka na e kanë marrë

Që na lënë në varfëri

Pa punë, pa dije, pa rini!

Jo kredi për kreditë

Po zerim të çdo tarife

S’duam zhvatje, s’duam borxhe

As pazare për bixhoze!

Për bixhoze burokratësh

Pushtetarësh dhe privatësg

Jo me jo nuk durohet

Në mjerim më nuk jetohet

Po do ngrihem do bashkohem

Jam rini që revoltohem!

 



12 Comments

  1. Bravo bravo bravo. Vec mos lejoni qe te vij Salehu me Bashen me jelek portokalli se ua dhjen punen e mire te ber deri tani. Edhe pse ne surrat jan ndryshe, nuk jan ndryshe ne sjellje kur vijn ne pushtet. mos i lejoni tua vjedhin kauzen dhe ta perdorin per karriget e tyre se edhe ata jan monstra te pafytyr, njesoj si keta qe jan ne pushtet.

  2. Harroje arrogancën dhe bëj gati vazelinën Edvin… se jo vetëm që po çohet, por edhe po fryhet”. Miku i Erjon Velise ka bere kete postim ne fb

    1. Hahaha. Ne vitet 80 duhet ta kete pa KM te kanalet jugosllave ne filmin me Marija Shnajder, pakon e margarines?

  3. Sot firmosi shefqet kastrati per hotel me 5 yje .
    Bleu shertonin e shume te tjera .
    Me leket duke hedhur zift ne makinat e shqiptareve dhe jo naft.
    Kete qeverua nuk e shikon.
    E ka fajin specialisti qe kap ministrja e drejtesis jo presionet e qeverise qe shefqetin dhe shefqetet mos i ngacmo por vendosi gjoba qytetareve studenteve etj. Se duhet te importojme makina jo me te vjetra se 10 vite qe ti prishi ceti me zift . Qe te fitoj rama nga blerja e makinave dhe e nafes.
    Do bej publike emrat tha kur erdhi ne qeveri te karburanteve qe vjedhin por jo nuk i beri se i pelqejne me shumenleket se qytetaret.

    1. Hahaha. Ne vitet 80 duhet ta kete pa KM te kanalet jugosllave ne filmin me Marija Shnajder, pakon e margarines?

  4. Hahaha. Ne vitet 80 duhet ta kete pa KM te kanalet jugosllave ne filmin me Marija Shnajder, pakon e margarines?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *