• |
ide | kryesore

LETRA/ Studentët katër kërkesa për ministren: Keni afat deri…

Lajme, Të fundit



Studentët i kanë drejtuar sot 4 kërkesa Ministrisë së Arsimit, që sipas tyre duhet të  plotësohen deri sot në orën 16:00 pasdite.

Në letrën e  përgatitur nga Këshillat Studentorë të Universiteteve Publike, thuhet se VKM-ja që parashikon tarifimin për çdo provim të mbartur të shfuqizohet, të përmirësohen kushtet në konvikte dhe të përgjysmohet tarifa e studimit.

 LETRA E PLOTË

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,

Ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla

Përgatitur nga: Këshillat Studentore të Universiteteve Publike.

Duke u nisur nga deklarata e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ne organizatoret e protestës së sotme si përfaqësues të Këshillave Studentore vendosëm tju paraqesin këto kërkesa:

  1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.
  1. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  2. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
  3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë)

Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018

Po ashtu është zbuluar dhe axhenda e protestës së neserme, ku shihet se  shumë fakultete do të bojkotojnë mësimin.

AXHENDA

Universiteti Aleksander Moisiu Durres (Spitalle) 8:30-09:00
08:30 tek Mjekesia Tirane
08:30 tek Shkencat e Natyres
08:30 tek Inxhinieria Ndertimit
08:30 tek Fakulteti Fizikes (Vasil Shanto)
09:00 Juridiku dhe Ekonomiku edhe Gjuhet e Huaja bashkohen tek Politekniku
Marshimi nis ne oren 09:30 per t’u grumbulluar ne oren 10:00 tek Ministria e Arsimit



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *