• |
ide | kryesore

Neymar i shkel syrin Premier League: “Kampionët, herët a vonë, duhet të luajnë aty

Sport, Video



Përse në një video publike mund të japësh një konfirmim, në mos për të tërhequr vëmendjen e direkt të interesuarve. Ndoshta ky është qëllimi i Neymar Junior, që mës ndeshjeve në PlayStation, ka gjetur kohë për të administruar edhe kanalin e tij në Youtube: “Përgjigjmu sinqerisht! Beson se një ditë do të luash në Premier League?” e pyet Mendy, mbrojtësi i Manchester City. Përgjigjia e Neymar lë të hapur cdo skenar: “Është një nga kampionatatet më të mirë të botës, besoj se cdo lojtar i madh, herët e vonë, duhet të konfrontohet me një kampionat si Premier.”

Ajo e Mendy nuk është e vetmja pyetje e merkatos, sepse edhe Beckham teston interesin e O Ney për skuadrën e tij të Miami: “Kur të mbarosh së luajturi në Europa, eja tek Miami!”. “U bë! Do të luaj në MLS” bën humor Neymar.

Gabriel Jesus e Suarez e kanë mendjen tek lojërat: i pari e sfidon në Fifa e i dyti e tall për flokët, por Neymar, në versionin e plotë shoëman, pranon propozimin e sulmuesit të City ndërsa i përgjigjet uruguajanit duke e quajtur “Gordo”. Fantazisti i PSG vazhdon të tërheqë vëmendjen si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

https://www.youtube.com/watch?v=clLWJUZsF-g&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *