• |
ide | kryesore

Ngjyrat e protestës/ Çfarë po ndodh mes studentëve (fotot)

Arkiva, Kryesore



Nëse dita e parë e protestës studentore i tuboi shumë nga universitetet publike të Tiranës rreth kërkesave ekonomike dhe kundër tarifave të një qeverie të majtë që tregohet moskokçarse ndaj shtresave më të margjinalizuara, këtë të merkurë slloganet dhe pankartat e studentëve e kanë tejkaluar aspekti e interesit vetiak. Mes protestuesve që ene janë të pa organizuar dhe pa një filozofi të qartë kërkesash janë hedhur aty këtu edhe pretendime për të drejtën e një arsimimi publik falas apo më tepër akoma mosdakordësi me njerëz injorantë dhe të pashkolluar që drejtojnë sot arsimin në Shqipëri. Lapsi.al që po e ndjek nga afër protestën tek ministria e arsimit ka arritur të qëmtojë slloganet dhe parrullat më të spikatura që kanë afishuar të rinjtë. Ato kanë marrë edhe njgjyrime politike. Vihet në pah varfëria, koncesionet, ikja e të rinjve si emigrantë dhe bëhen paralelizma me protestat studentore të vitit ’90 që sollën përmbysjen e një rregjimi (fotot poshtë).

Lexo më tej:

Andi Bushati: Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

Protesta e lapsave/ Studentët: “Ska më heshtje, s’ka më pritje”

Megjithëse deri më tani surprizuese për pjesmarrjen në mitingjet e dy ditëve këto rivendikime mbeten ende të margjinalizuara dhe lëvizja ka më shumë aspekte revolucionare (goditja e ministrisë me letra hidhenike dhe me vezë) dhe kaotike sesa një platformë të ravijëzuar.

©Lapsi.al

pro1 pro PD, mos iu qas kësaj proteste! studentet-protesta2studentet-protestastudentet-protesta

LETRA/ Studentët, thirrje Qeverisë për shfuqizimin e vendimit, afat deri në orën 16:00



2 Comments

  1. Lapsi.Al,gjithnje kerkon t’i shtosh nje bisht,cdo shkrimi qe ben.Fjalija e fundit tregon,se te paskan “vrare shume”ato letrat higjenike,qe paskan hedhur tek-tuk studentet.Per te plotesuar kerkesat e lapsit,i propozoj studenteve qe te protestojne simbas nje modeli,apo stili Marsian,apo te ndonje planeti tjeter,qe ne kete bote (qe nuk e dime se ku po shkon) ,nuk eshte pare,nuk e paska pare Lapsi-yne kaq delikat,apo krejt “tekanjos”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *