• |
ide | kryesore

Nis transmetimin A2 News, partner ekskluziv i CNN në Shqipëri (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Sot në tregun mediatik shqiptar hyri një televizion i ri. Ky është A2 News, partneri ekskluziv i CNN në Shqipëri. A2 News është një televizion informativ 24 orësh, frymëzuar dhe në bashkëpunim me gjigantin botëror mediatik CNN.

Me një kualitet dhe standard global, A2 do të bëhet pjesë e përditshmërisë tuaj informative. Profesionistë me një eksperiencë të gjatë në mediat shqiptare janë bërë pjesë e stafit të televizionit A2.

Fjala e fundit e teknologjisë do të mundësojë një cilësi të lartë transmetimi në çdo vend të Shqipërisë. Të shpejtë, të saktë dhe të paanshëm: që nga ky moment A2 News nis rrugëtimin.

Nga sot ju mund të na gjeni edhe në faqen tonë të internetit. A2news.com, por edhe në Facebook, Instagram dhe YouTube për lajmet dhe informacionet më të fundit.

4 Comments

  1. U shtua edhe një media qenë e re në kulmin e medias shqiptare…..i pastë ditët e numëruara me gjithë të tjerat.

  2. Bravo, keni CNN si partner, një media që në SHBA e ka moshën mesatare të audiencës 75 vjeç dhe që po mbijeton vetëm sepse është Trump në pushtet e ata në dukje janë kundra tij e Trump ibka sulmuar dosa herë për lajmet e rreme. Ka shumë mundësi që me ikjen e Trump të falimentojnë…pas tyre dhe A2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu