• |
ide | kryesore

Përplasja LIVE/ Profesor Tupe ia thotë në sy Nikollës: Pse nuk dhe dorëheqjen?

Lajme, Të fundit

Përkthyesi dhe pedagogu i njohur Edmond Tupe ishte përballë ministres së arsimit Lindita Nikolla në emisionin “Open” në TCH. Ai tha se ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi qeveria u tall me studentët.. sipas tij në fillim miratoi VKM-në, pastaj tha se do ta hiqte, pastaj e hoqi dhe tani thotë se do ta rishikojë.

“Lindita humbi një rast të artë. Kam një respekt për të. Unë po të isha në vendin e saj do të kisha dhënë dorëheqjen dhe do isha bashkuar me protestuesit. E di pse ajo nuk e bëri dot. Ajo ka dikë prapa, apo sipër që nuk e lë ta bëjë” – tha Tupe. Ministrja tha se nuk i ka shkuar në mend të japë dorëheqjen dhe se nuk gjen asnjë gabim në punën e saj.

“Profesor e shoh që paska ende paqartësi për këtë që ka ndodhur. VKM-ja është kthyer që në momentin që ka ardhur shkresa nga studentët. E kam thënë këtë menjëherë dhe nuk ka shanse që të vijë pas një viti.

Pse nuk ika? Kam ende shumë për të bërë dhe nuk ka bërë asnjë gabim. E shoh çdo student në sy dhe nuk kam bërë asnjë gabim. Jam futur në një proces reforme të cilës kam vendosur ti shkoj deri në fund. Nuk kam bërë asnjë gabim në detyrë. Të flasësh shpejt (i drejtohet Grida Dumës) dhe të thuash të pavërteta dhe është e pahijshme…” – tha Nikolla që më pas është përplasur me deputeten e PD-së, Grida Duma. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. “Ne kemi bere shume por kemi akoma shume per te bere”.
    Ne kemi vjedhur shume por kemi akoma shume per te vjedhur.
    Por keta nuk kane as turp as frike, prandaj me mire te thonin
    “Ne kemi rrembyer shume por kemi akoma per te rrembyer”

  2. Kam ende shume per te bere thote kjo ndrikulla-.Bere dhe bere sa e bere -arsimin-corap-ku te veje me tutje As nje here gjate ketyre 27 viteve pervec vitit 1990 -te nuk jane ngritur studentet masivisht,apo nga reforma jote ”e ndritur”gllaberuese.moj Nafije e Dybekut.

  3. Lali Eri deri tani jemi shume mire. Top channel asnje llaf per skandalin qe nxorri dje New24. Bravo i kemi te besuar. Ej po mire ketyre individeve ja u gjejme anen i blejme (na ka funksionuar per bukur) po studenteve si do ja bejeme? Sdie kujt tja japim leket. Jane shume. Se kishim menduar kete gje.

  4. Nje gje vertetoi madmazel kecapi, se vekemerat jane letra bakalli. Hiqen e vihen jashte cdo procedure. Mjafton te shpetojne lekuren e tyre. Arsyeja qe nuk dha dorheqjen eshte e thjeshte. Ne mbrojte dhe ne sulm per 18 miljonshin e rradhes. Tentakulat e lehesit e kan kap per fyti KM. E sheh e ndjen, por thot si gomari. Zot bane anderr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu