• |
ide | kryesore

Përse Justin Timberlake anuloi të gjitha koncertet?

Paparazzi, Slider



Vetëm disa orë pasi e shtyu koncertin e fundit, Justin Timbelake ka ardhur me njoftimin e radhës për fansat.

Në fakt, këngëtari ka anuluar të gjitha koncertet e parapara që nga muaji tetor dhe është dashur të performojë gjatë ditës së nesërme në Omaha.

Megjithatë, 37-vjeçari ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se nuk do të jetë para fansave deri në vitin e ardhshëm.

“Hej, jam i sigurt që ju keni dëgjuar se kam shtyrë disa turne për shkak të ftohjes së akordeve të vokalit”, ka shkruar ai në llogarinë personale në “Instagram”.

“Akordet nuk janë në rregull, prandaj mjekët më kanë këshilluar që të pushoj dhe mos të merrem me aktivitete. Më vjen shumë keq, dua të kthehem në skenë dhe po bëj gjithçka që mundem për t’u kthyer shpejt. Faleminderit për mirëkuptimin”, tha Timberlake.

Këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjellë me albumin e ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *