• |
ide | kryesore

Profesori i historisë gjen sallën e studentëve bosh: Pamja më e bukur e oborrit që prej 27 vjetësh

Lajme, Të fundit



Profesori i Historisë Romeo Hanxhari e ka gjetur sallën e studentëve ku do të jepte mësim tejet bosh, pasi studentët kishin dalë në protestë.

“Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. I falënderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshem qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetesh kur kam filluar pedagog. U thashe atyre qe “unë s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju perseris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurine jap edhe jetën, por për lirine jap edhe dashurinë”. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zevendesoni cdo fjale tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurre fjalën LIRI”, shkruan Hanxhari.



1 Comment

  1. Sa qejf,s’ka mesim,ci duhet shkolla.Edhe une do te desheroja qe edhe puna te ishte keshtu,vetem rremuje dhe qejf.Lum Shqiperia qe ju ka biles Meta tha qe jeni aset i kombit(nje gomar i teri ky hajdut ,absolut hajdut)Edhe une do te vije krahas Lubonjes,Bushatit,Blushit te Libras mbyllur e plot zagare qe u leshon goja leng.Rama duhet te hiqer por ama me kete loqe dhe hajdut si Basha ,as ne hale nuk do te vija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *