• |
ide | kryesore

Profil/ Ditët e zeza të Lindita Nikollës

Arkiva, Kryesore



Fakti që mijra studentë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, gjenden poshtë zyrës së Lindita Nikollës, nuk është vështirësia e parë që po kalon gruaja që drejton prej vitesh arsimin shqiptar.  

Fati i  kësaj ish mësueseje, që me ngritjen e Ramës në në krye të bashkisë Tiranë, u bë drejtuesja e mini bashkisë numër 5, ka kaluar në tallaze të shumta, që kur ajo mori drejtimin e njërës prej ministrive më me peshë për një qeveri të majtë.

Porsa erdhi në pushtet në 2013, Edi Rama shpalli si prioritet mbylljen e universiteteve që kishin marrë liçenca në qeverinë Berisha, por që qenë shndërruar në kioska që shisnin diploma. Reforma dukej reale dhe disa universitete, nga ato që ishin bërë të njohura deri në Itali, pasi i kishin shtirur diplomën djalit të shefit politike të Ligës së veriut, Umberto Bosi, megjithëse ky i fundit s’kishte shkelur kurrë në Tiranë, do të mbylleshin. Madje bosi i njërit prej tyre, Ahmet Muça, do të përfundonte edhe në burg për shitje diplomash.

Por, pikërisht në këtë kohë, megjithëse në universitetin Kristal, pas sekuestrimit u zbuluan plot 86 diploma të fallcifikuara, ministrja e Rilindjes nuk ia dërgoi ato kurrë prokurorisë. Sekreti u zbulua më pas. Për një kohë të gjatë, ashtu sikurse rrezultonte nga deklarimi i pasurisë së familjes së saj, bashkëshorti Ligor Nikolla, ishte paguar si petagog nga Kristali (ketu poshte).

Opozita e akuzoi se edhe vetë ministrja, me formim si mësuese matematike, e pati marë masterin tek universiteti “Vitrina”. Këto fakte e kompromentuan ndjeshëm kredibilitetin e Rilindjes në luftën kundër kioskave që shisnin diploma.

Po me të njëjtën luzmë hodhi zjarr mbi Nikollën opozita, kur badigardi i saj u arrestua dhe më pas u dënua me akuzën se i kërkonte njerzve 3 mijë euro për një emërim në arsim. Në maj 2015 gjykata e Korçës, dënoi me një vit e gjysëm burg njeriun që i hapte derën e veturës, Linditës për ushtrim të ndikimit të paligjshëm mbi zyrtarët. Gjatë replikave të shumta në parlament, kreu i LIBRA, Ben Blushi i përmendi ministeres se ishte ajo që i merte këto para. Nikolla deklaroi botërisht se do ta padiste, po kjo çështje u shua në të njëjtën kohë që u harruan edhe akuzat.

Në të njëtën periudhë, ministrja që kundërshtarët e etiketonin si të korruptuar u vu në njënjestrën e tyre edhe për jetën e shtrenjtë, që po i mundësonte posti. Në media u publikuan foto të ish zyshës së matematikës që mbante në dorë një çantë “Dior” që kushtonte plot 3643 euro.

canta

Por, pikën më kulmore sulmi ndaj Nikollës do ta arrinte në periudhën e të ashtuquajturës reformë në arsim, e cila thuhej se ishte bërë për të privilegjuar universitetet private në dëm të atij publik dhe që vitin e parë të aplikimit shkaktoi një rrëmujë të paimagjinueshme me sistemin e pranimit në shkollat e larta.

Në ballë të kësaj revolte u vu “Lëvizja për universitetin” e cila fillimisht tentoi të gjuante me vezë mbi Edi Ramën. Por nëse kryeministri i shpëtoi goditjes së tyre, Lindita Nikolla e sapo dalë nga permanenti nuk e shmangu dot zbrazjen e një shisheje me salcë mbi kryet e saj në nëntor 2016, nga studentja Mirela Ruka.

Gjthë fundit të atij viti aktivistët e kësaj lëvizjeje me ngjyrime të forta të majta kërkuan para ministrisë së arsimit dorëheqjen e titullares së saj.

Prandaj, këto protesta të reja që po zhvillohen poshtë dritares së saj, po gjejnë tek Lindita Nikolla, një njeri të stërvitur me kundërshtarë, ta akuzuar për korrupsion, madje dhe të agresuar fizikisht.

Në këtë kuptim, ajo është e mësuar për këtë lloj lufte. Por pavarësisht se duket sikur këtë herë, për të është më e lehtë, shenjat nuk janë të mira.

Sepse kësaj radhe, protesta nuk është vetëm për tarifat e shkollimit. Ajo po përshkallozohet gjithnjë e më shumë si një betejë për barazi, mes grykësisë të qeverisë dhe shtypjes të të margjinalizuarve. Si e tillë ajo është një revoltë kundrejt politikave antisociale të Edi Ramës. Dhe pikërisht për këtë, ndryshe nga sa ngjan në sipërfaqe, Lindita Nikolla po kalon ditët e saj më të zeza. Sepse nëse manifestuesit vazhdojnë të këmbëngulin, kryeministri, ndryshe nga rastet e mëparshme, rrezikon tu hedhë si trofe, kokën e e Linditës.

 

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Mos haroni S.P. Koli Bele qe ishte mesuar te energjia te merte 50000 euro ne muaj nga hidrocentralet. Si do ta plotsoj 50mishen mujore ai. Ja do mari nga nje pesshe per cdo 10000 student. Llogari e bere. Dore me nje.

  2. Pervecse duhet te hiqet prioriteti qe i jepet studenteve ortodokse. SHikoni kush jane pedagoget dhe do zbulini qe thuajse te gjithe e kane emrin theodhori, jorgji, theofan etj etj…keta promovojne te gjithe te tjeret..na eshte bere fakujteti si kisha ortodokse per te mos folur per zyren e taksave…

    1. KJO ESHTE MESE E VERTETE . NJE LOJE E PISET PO LUHET NE TE GJITHA INSTITUCIONET . DO TJA DEGJOJME EREN DHE KRISMEN KESAJ PUNE .

  3. Eshte dora e janullatosit me kishen serbo- greke qe e sollen Edvim Mut Kristaq Rama ne pushtet. Do perfundojne keq, pa keq fare. Shikojini dhe durim edve ca

  4. Qeveri qe i poteson te gjitha kushtet. Ministri i Financave, mesues anglishteje, Minister Arsimi me note mesatare 6 dhe me noten me te mire ne pergatitje ushtarake, Minister Shendetesie, nje ekonomiste etj.etj. Por qershia mbi torte eshte Kryeministri piktor. ne mos gaboj eshte rasti i dyte ne bote qe nje vend ka Kryeminister nje piktor (rasti tjeter qe di une eshte Adolf Hitler)

  5. Lindita, nje grua mediokre, u vu te drejtonte arsimin, duke ja ngulur thiken ne zemer arsimit publik. E zuri hsku i fukarenjve. Ne kete krim ka pasur urdherin e Rames dhe mbeshtetjen e burrit de juro, atij profesorit te korruptuar e maskara, Ligorit. Aferim studenteve!

  6. O Lindita, merre edhe Adriana Berberin dhe dilni para studenteve. Te dyja tregojuni si bete akreditimin e universiteteve. Mos harroni te keni ne krah edhe Ervin Demon…Tre ekselencat shqiptare, te vjedhjes, kuptohet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *