• |
ide | kryesore

Protesta, ish-zv.ministri: Dekanët të bëjnë publike diplomat dhe doktoraturat

Lajme, Të fundit



Pas protestës së sotme të studentëve ka reaguar edhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili dorëhoq dy javë pas emërimit në këtë post. Muka thotë se protestat e studentëve nuk duhet të ndalen vetëm tek heqja e tarifës për provimet e mbartura. Sipas tij dekanët duhet të bëjnë publike diplomat e tyre, masterat dhe doktoraturat. Ja çfarë shkruan Muka.

Rinia shqiptare tashmë po bashkohet nën një zë: Dije dhe arsim cilësor! Forca rinia, jemi të gjithë me ju!

Politikanët ju quajnë ngelësa dhe barrë për shoqërinë?! Sot do ju këshilloja të shtoni edhe një kërkesë në listën tuaj: të gjithë politikanët dhe rektorët/dekanët të bëjnë publike diplomat e tyre, doktoraturat e tyre për të parë nivelin e tyre arsimor. Shumica e politikanëve shqiptarë, që qeverisin dhe në opozitë, nuk kanë diploma, prandaj ata nuk e duan arsimin dhe dijen- prandaj nuk e duan rininë. Sot ata janë bashkë, sepse sot ata kanë frikë nga ju!

Por ju keni forcën e dijes me vete, një forcë që nuk e mposht asgjë! Largoni çdo politikan që ju bashkangjitet në protestë, ata duan t’ju përdorin! Mos u ndalni në kërkesën tuaj për dije! Vetëm një universitet cilësor mund t’ju sigurojë një të ardhme prosperiteti! Sot jemi të gjithë me ju, ju jeni shpresa!



6 Comments

  1. Bravo! Ky sistem i kalbur duhet te shkaterohet sa pa n’a perpire te gjitheve brenda. Vetem te rinj me idete tuaja mund t’a realizojme kete.

  2. Vetem dy Jave i mjaftuan Z.T.Muka,qe te kuptoi se shqiptaret i qeveris nje organizate mafioze.
    “Në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mora pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ,
    Kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i
    vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte “Miratohet”.Pas kësaj pjese formale, u lumturova
    sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e Ministrive.
    Ku ka temë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo.Mendova vlerësues i përformancës do
    ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë
    ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve
    (Shares) në Facebook, “Retëeet” në Tëitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram.O Zot mendova, ku jam?!
    Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon
    kohë të vlefshme dhe diskuton “Pëlqimet” dhe “Shpërndarjet” në rrjetet sociale?!Kryeministri i
    vendit mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që Ministritë kishin bërë në
    rrjetet sociale, dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv.Ministra që merrnin 2 Pëlqime (LIKES).
    Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje aty mësova që çdo ministri kishte një grup
    WhatsApp-i më pjesëtar stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëvë politik ku lajmërohej
    postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe ju kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndanin.Shumë pak
    shqiptarë e kuptojnë arsyen pse kjo është e rëndësishme. Qeveria shqiptare lufton për formën
    (fasadën) dhe jo përmbajtjen(zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj).
    Perceptimi për Shqipërinë jashë vendit është i rëndësishëm për politikën Shqiptare, dhe i vetmi
    perceptim që për ta ka vlerë. Prandaj është e nevojshme të ketë sa më shumë përhapje të
    “fasadës” e shitur si arritje në rrjetet sociale.Bota perëndimore, përmes aplikacioneve të veçantë
    bazuar në metodat e inteligjencës artificiale, vlerëson gjendjen e vendit tonë (dhe shteteve të tjera)
    dhe përkrahjen që një forcë politike apo lëvizje ka në rrjetet sociale (përkthimi i statusit bëhet
    automatikisht në gjuhën angleze), gjë që nuk mund ta bëjë përmes medias vizive dhe të shkruar
    të cilat janë në gjuhën Shqipe dhe mund të kontrollohen (sikurse ndodhë në vendin tonë).Kjo është
    arsyeja pse fshihen mesazhet negative në statuset e qeverisë dhe pjesëtarëve të saj, apo edhe
    ndoshta beteja e qeverisë për “Shpifjen”.Duhet dhënë imazhi perfekt për Shqipërinë jashtë vendit,
    pak rëndësi ka realiteti faktik dhe çfarë mendojnë vetë Shqiptarët”.Tulant Muka

  3. Po te behet kjo o Muka do kemi termet ne klasen tone intelektuale 1000 here me te fuqishem se sa keto protestat me karakter ekonomik te studenteve.

    Do turperohemi intelektualisht pra gjithe botes , se gati 90% e titujve jane kopjime te pastra .

    Tani jane dy alternativa , ose termet shkaterrues per te gjithe , ose politika qe te menjanohen ngadale dinosauret e vjeter dhe ‘ tani e tutje nuk ka me tituj me pune te kopjuara’ .

    Nuk eshte aq e lehte si shoqerisht, si politikisht , si nga ana e ndergjegjes kombetare.

  4. Le te behet dhe te gjithe ata qe kane bere plagjiature tu hiqet titulli, si dhe te kthejne te gjitha leket qe kane perfituar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *