• |
ide | kryesore

Protesta studentore, Presidenti Meta kërkon reagim nga institucionet

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së studentëve që janë ngritur kundër tarifave të vendosura për arsimimin e tyre dhe për provimet mbetëse.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse që të adresojnë këto çështje që po shqetësojnë studentët.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Meta thekson se ‘duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare’.

“Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, thuhet në njoftim.



5 Comments

  1. foli hajduti. ik o hajdut se nuk je presidenti im. ti je njesoj pergjegjes per gjendjen e arsimit. ata te LRI, edhe pse shumica jan anadollak e injorant, u kan vjedhur te drejten e studimit mijra studenteve te zot. slat halabak te LRI pa fut ne listat e universiteteve duke zbythur studentet e zot, thjesht e vetem se nuk ishin me LRI. per te mos fol per mundesit e punesimit pas studimeve. aty pastaj nga LRI duhet me qen LSI. ik ore hipokrit i ndyr.

  2. Zoti President,nga cila kulle,po i ben thirrje institucioneve.Thirrjen po ja bejne studentet (dhe le te mos rreagojne po munden).Ju si President,keni detyren qe t’i thirrni ne Presidence,qeverine dhe kryeminstrin dhe te kerkoni prej tyre,ate qe ja thoni ne thirrrjen nga kulla.Rishikim te plote te ligjit per Arsimin,largimin e menjehershem te ministres,si e pa afte te manexhoje situatat,por luan ping-pong,duke kaluar problemet sa ne njeren,ne tjetren pale.shikimin nga e para te buxhetit per aresimin dhe plotesimin e tij,sic behet ne nje shtet demokratik,ku edhe cmimet dhe tarifat,te jene ne perputhje me pagat qe ka miratuar qeverija (e jo t’i krahasoje me boten).Ne kete situate,qetesija dhe dashuria,qe eshte transferuar nga parlamenti,ne presidence,nuk ben pune.Ne nje film,djemte e uritur,i thonin policise,se nuk duam stema,por duam buke.Dhe studentet po ju flasin shume qarte,madje me nje liste konkrete,me kerkesat e tyre.Beni detyren tuaj,fjaleve-u ka hikur rkoha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *