• |
ide | kryesore

Publikohet axhenda e protestës e për nesër dhe 4 kërkesat e studentëve

Lajme, Të fundit



Studentët do të vijojnë nesër protestën përpara Kryeministrisë, në përpjekje për të fituar edhe kërkesat e tjera që ata kanë ndaj qeverisë. Ata kanë publikuar axhendën e protestës dhe kërkesat që kanë.
Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë? numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Nga këto, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht sot.



4 Comments

  1. Studentet duhet te emerohen pedagoge dhe profesore.Ata duhet te zevendesojne gjithe elitat mediatike,politike ,profesoriale.

  2. Nese ngrihen studentet e gjithe pjesa tjeter e shoqerise duhet ti mbeshtes. Kjo qeveri ka rene, eshte e kapur nga krimi organizuar dhe korrupsioni. Eshte kalbezuar gjithcka. Ky kryeminister eshte i papergjegjshem, i paafte , i korruptuar dhe arrogant. Nje njeri i cekujlibruar , bosh , i shtrydhur ne skemat e tij te kompromentuara tani te korrupsionit.
    Duhet te ngrihemi te gjithe e te protestojme.

    1. O të uruar shqiptarë që nuk hiqni dorë nga paragjykimet partiake alla komuniste..
      Po çfarë nënkuptoni me fjalën “opozitë” ?
      Opozitë sigurisht që nuk është vetëm PD, partitë e djathta e LSI, por opozitë janë edhe minatorët, naftëtarët, të varfërit e të papunët, banorët që ju prishen shtëpitë që i ndërtuan me djersën e gjakun e tyre në 20 vite, aktorët e artdashësit që ju prishet Teatri Kombëtar, e mandej pjesa më e emancipuar e shoqërisë, studentët.
      Një qeveri e korruptuar e kriminale, mund të rrëzohet, vetëm nëse ka një opozitë të fuqishme qe del nga bashkimi i të gjitha shtresave e shoqërisë, partitë politike, puntorët, fshatarët, intelektualët e veçanërisht studentët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *