• |
ide | kryesore

Tëhiqet Lindita Nikolla: Pranon 4 pikat e studentëve

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se pranoi 4 pikat që kanë ngritur studentët në protestë prej dy ditësh në vend.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka folur para mediave dhe ka deklaruar se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 për provimet e mbartura.

“Studentët kanë të drejtë për 4 pikat. Nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës” – u shpreh Nikolla.

Për sa i përket kërkesës së 4 të rradhitur në letrën e studentëve që iu dërgua sot Nikollës, pra për përgjysmimin e tarifës së studimit, ministrja deklaroi se do të nxitet debat mes studentëve dhe pedagogëve, por nuk është qeveria ajo që ul ose ngre tarifat e studimit.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAs që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit.

Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës” – deklaroi Nikolla në konferencë për shtyp.

Letra e plotë që iu dërgua sot Lindita Nikollës: 

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,

Ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla

Përgatitur nga: Këshillat Studentore të Universiteteve Publike.

Duke u nisur nga deklarata e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ne organizatoret e protestës së sotme si përfaqësues të Këshillave Studentore vendosëm tju paraqesin këto kërkesa:

  1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.
  1. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  2. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
  3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë)

Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018



13 Comments

  1. Te shteroni debat…Rrugetimi, Perpos…Kjo eshte valle gjuha shqipetare?? Ku je Cabej..thuaj nje llaf per keta sharlatane te kristalit!

    1. Po c eshte kjo qeveri koti pa pik karakteri. Qeveri kishte baca sali, qe kur miratonte nje ligj nuk bente mbrapa kurr sikur dhe gjak te derdhej. Ahhh cfar kohesh ishin ato….

  2. E heq taksin e vkm se kjo , qe a thua se eshte pronare, e universitetit, dhe behet ashtu sic thote kjo e dipllomuara ne kristal, por qe akoma si ka dale tymi, se si, e me cfare metodash e mori titullin, qe sot na shet pordhe, por me shume nga bosi, burri qe me nderhyrjet e ndihmen rilindase kjo na u be ministre. Sot po idridhen leqet biondes me bojra, e me gjysem zeri po na del si pule e lagur, por mesa duket sdo kete kotec me ne ministri qe te futet.

  3. ti Halim qe sdi kendim je minister per arsim. (F. Noli). kjo per vete doktoraturen te kristali e ka paguar me tarif te pergjysmuar.

  4. Me e thjeshta,me e pastra dhe me e domosdoshma,qe duhet te beje kjo Ministre,eshte “DOREHEQJA”,pa asnje kusht dhe e parevokueshme.Dhe te mos ndihet me ,se existon ne kete “dyrnja”.Ne te kundert,duhet kryeministri ,ta largoje,bile edhe me motivacion.Ndersa studentet ne proteste,duhet ta shtojne kete “doreheqje”,ne kerkesat e tyre.Nese kjo Ministre,mbrohet (si zakonisht),nga kryeministri,bile edhe nga e gjithe qeverija,studentet ta shtojne edhe nje kerkese tjeter ne listen e tyre:Doreheqje (ne rastin me te mire),ose Largimin e ketij kryeministri dhe qeverise se tij,se e ka bere Shqiperine,me teper se nje prone private te rirlindjes.

  5. Kështu ndodh , kur udhëheq Deliri narcist dhe lepepeqeja ministre me shkollë “kristali” që e mbylli “Njeriu me thonj të paprere”, si të pavlerë.

  6. O kapiteni im, o kapiten,
    u zbythe mi dhelperushe, ca te tha fugshpumi se spo arrin dot te beje as diversion sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *