• |
ide | kryesore

“The New York Times” shkruan për reagimin e qeverisë ndaj protestës së studentëve në Shqipëri

Të fundit
"The New York Times" shkruan për protestën në Shqipëri



Studentët shqiptarë kërkojnë ulje të tarifës së shkollimit

Qeveria shqiptare ka pranuar kërkesat e dërguara nga studentët si dhe ka anuluar një pagesë të dyfishtë për provimet e përsëritura, por është shprehur se nuk mund të bëjë asgjë për tarifat vjetore të shkollimit, për shkak se ato vendosen më së shumti prej institucioneve, të cilat janë të mbështetura pjesërisht vetë, shkruan “The New York Times”.

Mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar rrugën kryesore në kryeqytetin e Tiranës, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit.

Ata janë shprehur se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen. Protestat janë duke u zhvilluar dhe në qytete të tjera gjithashtu.

Studentët kërkojnë dhe përgjysmimin e pagesës vjetore. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është shprehur se do të anulohet tarifa e provimeve të mbetura, por shtoi se qeveria nuk mund të bëjë asgjë sa i takon tarifës vjetore.

Burimi: The New York Times

©Lapsi.al



3 Comments

  1. More mirë që New York Times, nuk i përkthen dot parullat që hedhin studentët demostrues, po si nuk i dëgjokërkan e kuptokërkan këto parulla në shqip mediat shqiptare, që nuk bëjnë fjalë veç për tarifa por kanë edhe përmbajtje politike ?
    Dëgjohen shkoqur që studentët thërrasin në një gojë :
    “Poshtë qeveria e korruptuar”
    “Ta bëjmë Shqipërinë njëlloj si Europa” (Parullë kjo e hedhur edhe nga studentët e dhjetorit të 1990) ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *