• |
ide | kryesore

Tragjedia/ Një vidë e liruar: zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit në Leicester

Sport



Tragjedia e Leicester që tronditi botën e futbollit në 27 tetor, kur helikopteri që kishte në bord presidentin e Dhelprave Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër persona të tjerë u rrëzua, pak caste pas ngritjes, ka njohur tashmë shkakun.

Hetimet që kanë nisur që pas ngjarjes tragjike nga Air Accidents Investigation Branch kanë afirmuar se helikoteri i pronarit të klubit të Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha, ka humbur kontrollin për shkak të një defekti mekanik. Sipas AAIB, përplasja është shkaktuar nga sistemi i kontrollit të motorit të bishtit, që është çaktivizuar për shkak të një vide të liruar.

Helikopteri ka humbur stabilitetin sepse sistemi i kontrollit të elikës së bishtit, që shtyn mjetin në drejtimin e kundërt me atë të gjeneruar nga elika kryesore, ka dalë jashtë kontrollit: në këtë moment ka ndodhur luhatja nga e djathta e helikopterit, në drejtimin e kundërt në krahasim me komandat e dhëna.

Në përplasjen jashtë King Power Stadium humbën jetën presidenti i Dhelprave e katër persona të tjerë: Air Accidents Investigation Branch do të vazhdojë të hetojë për të qartësuar gjithcka ndodhi atë natë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *