• |
ide | kryesore

Zbardhet axhenda e protestës së studentëve mëngjesin e së premtes

Lajme, Të fundit



“Lëvizja për Universitetin” ka njoftuar se do të vijojë protestën deri në realizmin e të gjitha kërkesave të tyre pavarësisht vendimit të qeverisë për anulimin e VKM-së që vendoste tarifa për provimet e mbartura. Studentët do të grumbullohen të premten në fakultetet e tyre dhe më pas do të mblidhen në orën 10.00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Prej andej të gjithë pritet të protestojnë edhe përpara kryeministrisë. Studentët u kanë bërë thirrje edhe maturantëve dhe prindërve  të tyre që ti mbështesin pasi abuzimet me arsimin e lartë do të dëmtojnë edhe brezat e ardhshëm. Protestës së të premtes do t’i bashkohen edhe studentët e rretheve. ©LAPSI.al  



2 Comments

  1. Ne mengjez kafe pastaj sallore futi nje dreke dhe prap sallore.Mesimin do ta heqim nga orari vetem sallore me gazetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *