• |
ide | kryesore

Studentët sërish në protestë: Të plotësohen të gjitha kërkesat

Lajme, Të fundit
"The New York Times" shkruan për protestën në Shqipëri



Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin dhe pritet të mblidhen sërish në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës së tyre.

“Në orën 10:00 bashkohemi e protestojmë të gjithë para Ministrisë së Arsimit! Nuk ndalemi deri në realizimin e plotë të kërkesave!”- bën apel Lëvizja për Universitetin.

Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.



2 Comments

  1. Bravo studentet shpresoj te arrijne te ndryshojne gjithe Politiken shqiptare jo vetem kete te sotmen Respekt.
    #jemimestudentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *