• |
ide | kryesore

Basha: Rama hajdut e mizor, qytetarët t’iu bashkohen protestave

Lajme, Të fundit

Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të vihet para drejtësisë, ndërsa sipas tij faktet e publikuara dje në emisionin “Të paeskpozuarit”, i nxorrën maskën e vërtetë Edi Ramës, ndërsa provuan se projekti i Unazës së Re është një megavjedhje.

“Është e qartë për të gjithë se projekti i Unazës është një vjedhje dhe jo një zhvillim. Sot të gjithë po shohin Ramën e vërtetë pa maskë dhe fasadë. Arroganca, dhuna dhe këmbëngulja mizore dy mujore për të nxjerrë nga shtëpitë qytetarët frymëzohet nga makutëria për para.Ne kemi dy muaj që e themi çdo ditë këtë gjë pavaresisht se helmimi i propagandës i ka penguar qytetarët të shohin të vërtetën. Sot të gjithë po shohin Ramën pa maskë, një hajdut që për të mbushuar xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë pleq e fëmijë. Mbrëmë këto fakte tronditëse  u shfaqen në emisionin ‘Të Paekspozuarit’. ARRSH e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë. Të gjitha koncesionet janë akte korrupsioni”- tha Basha.

Zëri Amerikës tregon skandalin / Si u manipulua me tenderin e Unazës se re 

Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin të bashkohen në protestë për të ndalur vjedhjen e kësaj qeverie.

“Dua tu them studentëve dhe banorëve të unazës, unë jam me ju, ne jemi me ju, demokratët janë me ju. Ne jemi me njerëzit, detyra jonë është që të luftojmë për njerëzit. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj. Nuk duam kurora, nuk duam lavde, duam drejtësi. Askush nuk duhet të rri më i heshtur, nuk duhet të rri më pa vepruar. Ju bëj thirrje të qytetarëve shqiptarë të bashkohen kundër vjedhjeve të Edi Ramës. Ju bëj thirrje t’iu bashkohen qytetarëve që protestojnë për teatrin, t’iu bashkohen studentëve. Të mos shkurajohen. Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, bashkë që ta ndalim me çdo mjet. Vetëm kur njerëzit luftojnë për të drejtën, atëherë fiton populli dhe e mira dhe mundet e keqja”, – deklaroi Basha.

©Lapsi.al 

3 Comments

  1. A.Marku!!! Betohem se do ti qendroj besnik corrupsionit te qelbesirave!
    Ik moj lapere se e ke dh….re fare.
    Duhet te kercisnin prangat por…..

  2. Hahaha shiko kush flet, kryehajduti i vjedhjes me te madhe ne historine e Shqiperise, Rruges se Kombit! Kush e merr kte seriozisht, ka probleme serioze me gjykimin dhe logjiken!

  3. zoterinj politikan kuptoni se ndolleni mes dy gjerave ,1 te terhiqeni si klas politike te pendoheni dhe njerzve tua ktheni hakun dhe tu lini rrug te hapur perfaqsuesve te vlerave qe te bejne pajtim kombetare dhe njerzit ti ullheqin me drejtesi se tani eshte bindur dhe femia se nga te padrejtit nuk buron drejtesi vetem se padrejtesi dem shkatrrim,ose rasti dyte eshte nje perfundim i merituar per te gjith ku te padrejtit nmdeshkohen dhe te drejtit nderohen ,betejat ne padrejtesi i kan humbur te gjith,nje filozof thot nje popull qe me vote vendose drejtues mashtrues hajdut dhe te korruptuar nuk quhet me popull viktim por bashkpuntore ne krim ,dijeni se ky popull edhe pse i mashtruar nuk do tu behet bashkpuntore ne krim por do te dije te vecojne te miren nga e keqa dhe si natyralitet njerzore do zgjellin te miren dhe njeriun e mire qe ua sjell duke konfirmuar keshtu inteligjencen e memorjes vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu