• |
ide | kryesore

Basha te ‘Astiri’: Rama ka humbur davanë nga protestat. Ai është hajduti i aferës te ‘Unaza’

Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shkuar sërish këtë mbrëmje te zona e ‘Astirit’ në mbështetje të banorëve që kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre. Basha tha se PD e kishte paralajmëruar prej kohësh aferën korruptive me projektin te ‘Unaza’, ndërsa për kryeministrin u shpreh se ai tashmë e ka humbur qetësinë prej protestave.

“Ka më shumë se 2 muaj që ky është projekt vjedhjeje, jo zhvillimi. Është projekt vjedhje, e dinim ne, e dinë dhe banorët, e dinin dhe gazetarët dhe tani ka dalë haptazi para syve të të gjithë botës. Është projekt vjedhjeje dhe pastrimi parash. Për të marrë këto para do shkatërronin shtëpitë e banorëve. Këta banorë  qëndruan ditë e natë këtu, dhe u përballën. Rama e Veliaj i quajtën shpellarë, të pasur me nga 4-5 shtëpi, arrestuan djem e vajza dhe i çuan në qeli, i mbytën me propagandë kundër të gjithëve që i kundërshtonin. E kanë humbur davanë, tani kanë frikën e karriges. Është ulur Rama kokë më kokë me bandën e hajdutëve për të vendosur si do vjedhin këtu. Gjithë këto vjedhje. Nuk ja dolën dot, se banorët qëndruan. Banorët e bashkuar përcaktuan triumfin e të vërtetës. Deshën t’i varrosin brenda 10 ditëve, po nuk ia dolën. Edhe kur këtu erdhën 1000 policë,  për të dhunuar banorët. Kush ka fuqi të qëdnrojë pas këtyre parave? Edi Rama, hajduti i kësaj afere. Ky është mësimi i protestës së Astirit, të protestës së studentëve. Për 48 orë e futën Ramën poshtë minderit. Por beteja nuk ka përfunduar,” tha Basha.

 



3 Comments

  1. Mir e ke por edhe ti me hajdut se Rama je, prandaj nuk ka besim populli e nuk del ne proteste se hiqja lenes e veja prenes eshte kro pune. Te dy horra jeni.

  2. Po ti mor Lul me kunatin , me vjehrrin, me Fazllicin ,me vellane, me kunaten, ju cfar jeni ,a nuk jeni superhajdute JU .?????

  3. forca o luli se mos del ndonje gje nga rremuj se nuk i dihet se dhe kur fle gjum ca nuk ndodh shikon she endrra te Mira mortja mortis qe Nuk te bije o lul gjumashi ,domethen luli qenka zgjuar nga gjumi per festa ,Mut luli Mut rama nut parlamenti I degjeneruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *