• |
ide | kryesore

Drejtori i spitalit të Bulqizës: Nuk mund t’i shpëtonim dot trinjakët

Arkiva, Lajme
Drejtori i spitalit të Bulqizës: Nuk mund t’i shpëtonim dot trinjakët



Një grua shtatzënë në Bulqizë ka humbur trinjakët për shkak të një lindjeje të parakohshme.  Drejtori i spitalit të Bulqizës, Hazis Jella është shprehur se gruaja ishte 24 javëshe shtatzënë dhe se gjendja e foshnjeve nuk i jepte atyre mundësinë për të jetuar.

“Gruaja erdhi me dhimbje në spital, ishte 24 javëshe. Gjendja e foshnjave ishte e pa-pajtueshme me jetën. Në këtë situatë detyra jonë ishte që t’i shpëtonim jetën gruas. Kemi mami dhe infermiere por rasti ishte me rrezik. Thirrëm me urgjencë mjekë nga Tirana për ndihmë. Kanë ardhur mjekë nga Tirana të cilët kanë ndihmuar për kryerjen e procesit të lindjes dhe për të stabilizuar gjendjen e gruas së re, pasi primare ishte jeta e nënës”, tha drejtori i Spitalit Hazis Jella.

Gruaja ka qenë duke bërë punë të rënda në fshatin Ostren të Bulqizës. Dyshohet se punë të tilla të përditshme, kanë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të saj.



1 Comment

  1. O drejtor mos i thuaj m*tit marshalla. Oksigjen ske, inkubator e ventilator ske, mjek qe dine me i perdore ske. Mund te kete mbete ndonje mami e kohes koperativave. Aq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *