• |
ide | kryesore

Hetimet për pasurinë e Shullazit, zbardhet dëshmia e 40-minutëshe e biznesmenit

Lajme, Të fundit



Pak javë pas dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë me 55 vjet burg në total të grupit të Emiljano Shullazit, në dyert e Prokurorisë së Tiranës është shfaqur biznesmeni Ylvi Beqja. Ai është dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë pasi dëshmia e tij fundosi Shullazin për çështjen e ish-hotel “Vollgës”. Beqja qëndroi brenda godinës për rreth 40 minuta ku u pyet për veprën penale të pastrimit të parave.

Ai u shoqërua nga forca të operacionales me një automjet të blinduar, të garantuar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, të cilët mbrojnë dëshmitarin e drejtësisë. Sipas Panoramës, Beqja dhënë shpjegime përpara drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila ka pasur më parë në dorë dosjen “Shullazi” te Krimet e Rënda, përpara se të transferohej.

Sipas të njëjtave burime pyetjet kanë qenë rreth transaksioneve për ish-hotel “Vollgën”, të cilin Beqja e regjistroi me ndihmën e Shullazit në Hipotekë. Pas seancës së pyetjeve Beqja zgjodhi daljen e pasme të Prokurorisë për t’i shpëtuar vëmendjes së mediave.

Ylvi Beqja



1 Comment

  1. Emiljano ka probleme jashte burgut. Ky biznesmen shfrytezon rastin e ben trimin. Sa eshte vlera e taksave qe nuk ka pagu ky qe u ba bisnesmen. Sa tatimore ka korruptu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *