• |
ide | kryesore

Ish-prezantueset e “Këngës Magjike” rrëfejnë emocionet e skenës

Paparazzi, Slider



Nata e dytë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” nisi me një lidhje direkte nga shtëpia e Valbona Selimllarit, e cila kishte mbledhur edhe ish-prezantueset e tjera të festivalit Elia Zaharian, Olta Gixharin si dhe Armina Mevlanin. Gjatë komunikimit me Ardit Gjebrenë, Valbona Selimllari theksoi se ishte shumë me fat që ishte prezantuesja e parë e “Këngës Magjike”, e cila u ngjit në skenë krahas Arditit në vitin 1999.

Ndërkohë që Elia Zaharia, tregoi se menjëherë pas dasmës kishin nisur me përgatitjet e festivalit dhe nuk kishte arritur të pushonte në asnjë moment.

Sakaq, Olta Gixhari në moment të fundit kishte dashur të tërhiqej nga prezantimi.

“Në momentin e fundit, mu mpinë dhëmbët dhe nuk flisja dot. Edhe për tu çliruar këtë gjë që më ndodhi, i futa Arditit një të kafshuar që mbeti shenjë shumë gjatë. Mbarove më the, dil tani! Kaq, pastaj shkëlqeva.” – tregoi Olta.

Ndërsa Armina Mevlani në natën e tretë të spektalit, kujtoi se kishte qarë përpara se të prezantonte.

“Natën e tretë qava..U drithërova mbeta shumë keq, se ishin të gjithë në sallë. Kisha frikë të bëja ndonjë gabim.  Nuk e di fillova të qaja që të clirohesha.”- përfundoi Armina Mevlani.

Gjatë lidhjes live me 4 vajzat, Ardit Gjebrea i ftoi t’i bashkohen në prezantim gjatë natës finale dhe sigurisht që ato nuk kishin si të jepnin një përgjigje negative.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *