• |
ide | kryesore

Jehonë në mediat ndërkombëtare për protestën e studentëve në Tiranë

Lajme, Të fundit



Protesta e studentëve në Tiranë ka shkaktuar jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Prestigjiozja franceze “L’express” shkruan se në “Tiranë ka pasur manifestime të forta studentore”. Nuk shkrim thuhet se studentët shqiptarë protestuan me mijëra për ditën e katërt radhazi duke kërkuar ulje të tarifave të shkollimit. Gazeta franceze citon gazetarë të AFP sipas të cilës një tubim i rëndësishëm është mbajtur në Tiranë, por që është pasuar edhe qytetet e tjera të mëdha të vendit si Korça, Elbasani dhe Durrësi.

“Në universitetet publike, tarifat e shkollimit shkojnë nga 160 në 2560 euro, një shumë e madhe në këtë vend të varfër ku paga mesatare është 350 euro. Protesta shpërtheu pas vendimit për të marrë pagesa për provimet e mbartura. Qeveria hoqi dorë të enjten, por pa shuar dot zemërimin e 110 mijë studentëve në sistemin publik të vendit prej 3 milion banorësh.

“Një i ri që nuk proteston është një i ri i vdekur”, “Ne jemi studentë, jo klientë!” – i thërrisnin protestuesit para Ministrisë së Arsimit” – thuhej në shkrimin e gazetës franceze. Ajo citon edhe deklaratat e kryeministrit Rama në Facebook i cili postoi një video që tregon një projekt të korpusit universitar, që arrin në 18.8 milionë euro me ndihmën e qeverisë gjermane.

“Dy ditë më parë, ai kishte zemëruar shumë studentë duke shkruar gjithashtu në Facebook që taksapaguesit nuk duhet të paguajnë për ata që humbën sesionin e parë të provimeve. Protestuesit po kërkojnë gjithashtu premisa më të mira, përfaqësim më të mirë në bordet universitare dhe një rritje në buxhetin për arsimin, i cili zë vetëm 3.3% të produktit kombëtar bruto, sipas shifrave nga Ministria e Financave” – shkruan “Lexpress”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *