• |
ide | kryesore

Jona Spahiu tregon dramën familjare: E bija e një njeriu që kaloi 24 vite në burg!

Paparazzi, Slider



Moderatorja Jona Spahiu ka dalë sot në mbështetje të studentëve që po protestojnë prej 4 ditësh në kryeqytet, duke zbuluar për herë të parë një dramë tronditëse familjare .

Ajo ka publikuar në Instagram, një ndër pamjet më “shpresëdhënëse” që mund të ketë parë ndonjëherë. Jona Spahiu kujton kohën e saj si studente dhe periudhën e vështirë kur i ati ishte burgosur, për të thënë se është në krah të studentëve në protestën e tyre për të kërkuar plotësimin e kërkesave.

“Si një qytetare e këtij vendi, si një studente e dalë nga Fakultetet Monopol, si e bija e një njeriu që kaloi 24 vitet e jetës së tij në burgjet komuniste në kërkim të së drejtës, kjo është gjëja më shpresëdhënëse që më kanë zënë sytë”, shkruan Spahiu.

Në foton ajrore shfaqen me dhjetëra studentë që po qëndrojnë me ngulm duke protestuar për përmbushjen e kërkesave të tjera si, përgjysmimin e tarifave të shkollimit, rritje të buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *