Kur flitet për të specifikohet “Ronaldo i vërtetë”. Dallimi mes Luiz Nazario e Cristiano, dy fenomenët që kanë të njëjtin mbiemër, ka lindur vite më parë: të paktën një dekadë, kur Cristiano nisi ngjitjen drejt majës dhe karriera e Fenomenit shkonte pashmangshmërisht drejt fundit. Por edhe sot ai epiteti “i vërtetë” shoqëron brazilianin: më tepër si respect për unikalitetin e tij. Përpara Juventus-Inter edhe braziliani zbret në fushë, në një intervistë për Gazzetta dello sport.
Fenomen, a ka kuptim të flasësh për Ronaldon e vërtetë?
“Është dicka që ma ka zbavitur gjithnjë, por them se jo: nuk ka kuptim. Jemi kaq ndryshe unë e ai”.
Një listë diferencash e mund ta bëjmë?
“Mosha mbi të gjitha. Nëntë vjet diferencë, diferencë e viteve kur kemi luajtur. Futbolli ka ndryshuar me shpejtësi kohët e fundit, e ndryshon gjithnjë e më shpesh. Nuk dua të them që në ‘kohët e mia’ ishte më e vështirë: pòr kemi përballuar situata shumë të ndryshme e me skuadra të ndryshme”.
Çfarë nënkuptoni me këtë ?
“Impakti me kampionatin italian. Unë isha 20 vjec, mbylla historitë me Psv e Barcellona, por nuk isha i kompletuar: isha akoma projekti i një kampioni, ose të paktën kështu ndihesha. Cristiano arriti në Itali 33 vjec, në mature të plotë si futbollist. Madje kampion i bërë”.
Kështu që jeni më shumë të ndryshëm se të njëjtë?
“Mendoj se po: edhe për rolin në fushë dhe mënyrën e interpretimit, edhe pse ai tani luan më shumë në qendër dhe më afër portës. Por ka një mënyrë tjetër për tiu afruar, për të arritur aty, edhe pse qëllimi është i njëjtë. Ndoshta në të kaluarën një asist vlente sa një gol, tani nuk besoj. Po për dëshirën për gol jemi njësoj”.
Mendoni edhe ju se Juventus është e paarritshme?
“Inter po rikuperon pak terren, por ngadalë. Kur të jetë përfundimishtjashtë rrezikut për fair play financiar, mund ti japë një marsh më shumë. Një krahasim Moratti-Zhang nuk ka kuptim, kanë një mënyrë të përjetuari, për Inter, të ndryshëm, mpor në dicka janë të njëjtë: Suning nuk është se ka më pak dëshirë të fitojë”.
Sa do ta ndihmonte Inter të bëntë mirë sonte në mbrëmje?
“Juve-Inter është një nga ato ndeshje që një skuadër mund ti japë më shumë forcë se pikë në klasifikim. Në këtë këndvështrim, vetëm në këtë, më kujton ‘98: aty ishim në garë për titullin, ndërsa ky Inter realisht nuk është, por shkuam ti sfidonim me kurajë duke kërkuar konfirmimin e rritjes sonë. Inter i Spalletti duhet të shkojë në Torino me atë kurajë. Pastaj të shkojë si të shkojë”.
Inter uron që të mos përfundojë si atëherë në të gjitha këndvështrimet.
“Ka kaluar kaq kohë e kemi folur kaq herë… 20 vjet: gati një jetë. Ishte një turp, e thashë që atë ditë e nuk e dija ende cfarë vinte më pas, por ishin kohë të tjera për futbollin italian: të jesh i kujdeshëm për të të respektuar është e drejtë, të bësh viktimën jo. E pastaj më duket se në Itali gjërat po shkojnë mirë, apo jo?”.